Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose pritet në Washington nga Drejtori i ICITAP-it. Diskutohet siguria, programet rehabilituese dhe teknologjia informative
Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage.
Gjatë takimit u diskutuan arritjet e programit që po implemntohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.
Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland.
Delegacioni i GDPA ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar nga ICITAP, që përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Kjo vizitë është pjesë e programit të financuar nga ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese në DPPM, si mbështetje dhe partneritet i vazhdueshëm me sistemin shqiptar të burgjeve dhe korrektimeve, mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA.
Gjatë aktivitetit u diskutuan tema të tilla si siguria në burgje, programet rehabilituese, teknologjia informative dhe menaxhimi i institucioneve korrektuese.
Sondazh

Marrëveshje në bujqësi e financa, kryeministri Rama në ‘Java e Qëndrueshmërisë’, Abu Dhabi 2025
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu......

Zjarret në Kaliforni “godasin” kompanitë e sigurimeve - Kostot mund të shkojnë rreth 30 miliardë dollarë
Zjarret shkatërruese që kanë prekur Kaliforninë Jugore gjatë javës së fundit mund të kenë shkaktuar kosto të siguracioneve deri në 30 miliardë dollarë, sipas......

Paketa e Maleve/ Cilat toka nuk mund të merren për 1 euro? - U refuzohet e drejta e investimit atyre që nuk plotësojnë 5 kushte të pronës
Projektligji “Për paketën e maleve” synon që të tërheqë investime në zonat malore përmes kalimit të pronësisë së pasurive shtetërore në këto zona për vetëm 1......

“Britania, superfuqi e IA” - Qeveria synon të rrisë produktivitetin me 47 mld paund në vit
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se donte ta bënte Mbretërinë e Bashkuar një "superfuqi" të inteligjencës artificiale, duke premtuar se do të......

Qiratë u rritën me 3.2% në vitin 2024 - Ndikuan, përmirësimi i infrastrukturës dhe turizmi
Kërkesa e lartë, zhvillimi i zonave të reja me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritja e turizmit kanë bërë që përgjatë vitit të shkuar qiratë të rriten me......

Gati skemat e mbështetjes së ndërmarrjeve për 2025 - Nga projektet e konkurrueshmërisë, tek artizanati. Sa do të financohen?
Në Fletoren Zyrtare, është botuar vendimi për caktimin e masës së përfitimit për kriteret dhe kushtet e veçanta për mbështetjen me fond për ndërmarrjet,......

Taksa e pasurisë, nuk do të ketë përjashtime - Grupet vulnerabël do të kompensohen në forma të tjera
Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera që deri më tani nuk kanë paguar. Në strategjinë......

Biokarburantet në Shqipëri, rreth 50% më lirë - Projektligji, në Kuvend: Do të përjashtohen nga taksat dhe tarifat
Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve......