Auto-Moto Park në Elbasan - Qeveria, vendim për shpronësimin e pronarëve
Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë është vendosur shpronësimi për pronarët e pasurive të paluajtshme në zonën që preket nga ndërtimi i Auto-Moto Park, Bashkia Elbasan.
“Pronarët e pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 347 372 260 (treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 347 372 260 (treqind e dyzet e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi”, shkruhet në vendim.
Për zbatimin e këtij projekti ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin.
Sondazh

Kufij për kreditë e banesave - Vendimi i Bankës së Shqipërisë, në fuqi nga fillimi i qershorit
Kufijtë për kreditë që japin bankat për blerjen e banesave do të hyjnë në fuqi javën e parë të qershorit. Vendimi i Bankës së Shqipërisë, që përcakton......

Gjiganti i kriptove goditet nga një sulm kibernetik - Ndërhyrja digjitale pritet t’i kushtojë Coinbase 400 milionë USD
Kompania e kriptomonedhave Coinbase u godit nga një sulm kibernetik që mund të shkaktojë dëme ekonomike deri në 400 milionë dollarë. Firma po ofron shpërblim......

Evropa përgatitet për një verë “ekstreme” - Sipas parashikimeve, priten valë të shpeshta nxehtësie dhe mungesë reshjesh
Parashikimet afatgjata për verën 2025 tregojnë kushte më të thata dhe më të nxehta se normalja në pjesën më të madhe të Evropës. Gjatë muajit korrik dhe......

FMN parashikon rritje 4% për Kosovën - Inflacioni pritet të jetë 2.25% në vitin 2025
Këshilli i Ekzekutivit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Stand-By dhe të Shpërblimit të......

“Buxheti i BE-së ka nevojë për rishikim themelor” - Sipas FMN-së, nevojitet treg i unifikuar për të përballuar tronditjet
Bashkimi Evropian duhet të shpenzojë më shumë për mallrat publike që të forcojë produktivitetin dhe rritjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vuri në......

Turizmi rrit importet e mallrave të akcizës, por jo të cigareve - Sa karburant dhe pije alkolike u konsumuan në 4 muaj?
Importi dhe konsumi i mallrave të akcizës ka pësuar rritje të konsiderueshme në 4 muajt e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së......

Marrëveshjet rajonale, peng i procedurave ligjore - Haçkaj: Ratifikimi dhe zbatimi i tyre është shumë kompleks
Në një takim të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ, ku u diskutua rreth marrëveshjeve në kuadër të CEFTA-s që synojnë lëvizjen e......

Pabarazia e kursimeve, kush i ka lekët? Reth 5% e shqiptarëve janë 18 herë më të pasur se pjesa tjetër
Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1.59 trilionë lekë, duke përfaqësuar 94.5%......