Kufij për kreditë e banesave - Vendimi i Bankës së Shqipërisë, në fuqi nga fillimi i qershorit
Kufijtë për kreditë që japin bankat për blerjen e banesave do të hyjnë në fuqi javën e parë të qershorit. Vendimi i Bankës së Shqipërisë, që përcakton rregullat e reja që duhet të ndjekin bankat është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku specifikohet se do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh dhe do fillojë të zbatohet nga bankat për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale që disbursohen nga data 1 korrik 2025. Vendimi përcakton kufij të sipërm për treguesin “raporti i kredisë ndaj vlerës”, që ndryshon në varësi të monedhës në të cilën merret kredia apo nëse është shtëpi e parë apo e dytë. Më konkretisht, në monedhën lek, raporti i kredisë ndaj vlerës nuk duhet të kapërcejë masën 85 për qind, ndërsa në valutë 75 për qind. Ndërkohë, për blerjen e një shtëpie të dytë dhe vijuese, për monedhën lek raporti duhet të mos kapërcejë vlerën 80 për qind, ndërsa në valutë është 70 për qind.
Po ashtu, vendimi i Bankës së Shipërisë vendos kufij të sipërm për treguesin “raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, në disbursim”, duke specifikuar se për monedhën lek nuk duhet të kapërcejë vlerën 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë e më tej. Ndërsa, më kredinë në valutë ky raport nuk duhet të kapërcejë vlerën 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për të dytën e më tej.
Megjithatë, vendimi i Bankës së Shipërisë lejon bankat që të zbatojnë kuota përjashtimi nga kufizimet e mësipërme në secilin prej treguesve, me kushtin që, në total, vlera e kredive të përjashtuara të mos kapërcejë 15 për qind të vëllimit të kredive të reja që janë miratuar dhe disbursuar (edhe pjesërisht) gjatë tremujorit.
Në këtë kuotë përjashtimi do të përfshihen lehtësitë e rifinancimit që jepen gjatë tremujorit për kreditë ekzistuese dhe që mund të kapërcejnë kufirin e treguesit. Përjashtim nga rregullat e mësipërme do të përbëjnë kreditë që disbursohen në kuadër të skemave që mbështesin politikat publike të strehimit apo ato që jepen për rinovimet e banesave që lidhen me përmirësimin e efikasitetit të energjisë apo kalimin drejt burimeve të energjisë së rinovueshme.
Sondazh

Gjiganti i kriptove goditet nga një sulm kibernetik - Ndërhyrja digjitale pritet t’i kushtojë Coinbase 400 milionë USD
Kompania e kriptomonedhave Coinbase u godit nga një sulm kibernetik që mund të shkaktojë dëme ekonomike deri në 400 milionë dollarë. Firma po ofron shpërblim......

Evropa përgatitet për një verë “ekstreme” - Sipas parashikimeve, priten valë të shpeshta nxehtësie dhe mungesë reshjesh
Parashikimet afatgjata për verën 2025 tregojnë kushte më të thata dhe më të nxehta se normalja në pjesën më të madhe të Evropës. Gjatë muajit korrik dhe......

FMN parashikon rritje 4% për Kosovën - Inflacioni pritet të jetë 2.25% në vitin 2025
Këshilli i Ekzekutivit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Stand-By dhe të Shpërblimit të......

“Buxheti i BE-së ka nevojë për rishikim themelor” - Sipas FMN-së, nevojitet treg i unifikuar për të përballuar tronditjet
Bashkimi Evropian duhet të shpenzojë më shumë për mallrat publike që të forcojë produktivitetin dhe rritjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vuri në......

Turizmi rrit importet e mallrave të akcizës, por jo të cigareve - Sa karburant dhe pije alkolike u konsumuan në 4 muaj?
Importi dhe konsumi i mallrave të akcizës ka pësuar rritje të konsiderueshme në 4 muajt e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së......

Marrëveshjet rajonale, peng i procedurave ligjore - Haçkaj: Ratifikimi dhe zbatimi i tyre është shumë kompleks
Në një takim të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ, ku u diskutua rreth marrëveshjeve në kuadër të CEFTA-s që synojnë lëvizjen e......

Pabarazia e kursimeve, kush i ka lekët? Reth 5% e shqiptarëve janë 18 herë më të pasur se pjesa tjetër
Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1.59 trilionë lekë, duke përfaqësuar 94.5%......

Musk “mbyll rubinetin” e financimeve për politikën - Donatori më i madh i Trump paraljamëron shkurtim shpenzimesh
Miliarderi Elon Musk njoftoi se do të ulë ndjeshëm shpenzimet e tij politike, duke u fokusuar më shumë te bizneset që ka në pronësi. Ai ka qenë një ndër......