Evropa përgatitet për një verë “ekstreme” - Sipas parashikimeve, priten valë të shpeshta nxehtësie dhe mungesë reshjesh
Parashikimet afatgjata për verën 2025 tregojnë kushte më të thata dhe më të nxehta se normalja në pjesën më të madhe të Evropës. Gjatë muajit korrik dhe gusht, priten valë të shpeshta nxehtësie, mungesë reshjesh dhe temperatura ekstreme.
Sipas parashikimeve më të fundit të publikuara në portalin meteorologjik Severe Weather Europe, Evropa po hyn në verën e vitit 2025 me ndryshime të theksuara në modelet atmosferike. Të dhënat na afrojnë drejt një vere më të thatë, më të ngrohtë dhe potencialisht ekstreme, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit.
Edhe pse parashikimet afatgjata nuk janë plotësisht të besueshme, konsensusi i disa modeleve globale jep një pamje relativisht të qartë: priten temperatura mbi mesataren, mungesë reshjesh dhe rritje e rrezikut nga valët e nxehtësisë.
Në javën e fundit të majit, sipas parashikimeve të Qendrës Evropiane për Parashikimin Afatmesëm të Motit, pritet depërtimi i një zone të theksuar me presion të ulët në pjesën më të madhe të Evropës. Ky ndryshim mund të sjellë mot të paqëndrueshëm, ftohje dhe reshje më të dendura, sidomos në pjesët qendrore dhe veriore të kontinentit.
Fillimi i verës mund të jetë relativisht i qëndrueshëm, me temperatura më të buta në pjesët qendrore dhe verilindore të Evropës. Ndërsa parashikimet afatgjata për korrikun dhe gushtin tregojnë një trend të qartë në rritje të temperaturave dhe ulje të reshjeve në të gjithë kontinentin. Një nga modelet më të besueshme meteorologjike në botë parashikon temperatura jashtëzakonisht mbi mesataren në të gjithë Evropën qendrore, perëndimore dhe jugore. Gjithashtu priten periudha të gjata thatësie nën ndikimin e një presioni të lartë të qëndrueshëm, si dhe valë nxehtësie, të cilat mund të jenë më të forta dhe më të shpeshta krahasuar me vitet e kaluara.
Presioni i lartë, i njohur si “anticiklon bllokues,” do të veprojë si një mburojë që shtyn ciklonet drejt veriut, duke lënë pjesën më të madhe të kontinentit nën ndikimin e ajrit të thatë dhe të ngrohtë. Këto kushte favorizojnë zhvillimin e thatësirës, reduktimin e rrjedhave të lumenjve dhe krijojnë rrezik për bujqësinë dhe shëndetin e popullsisë.
Sondazh

FMN parashikon rritje 4% për Kosovën - Inflacioni pritet të jetë 2.25% në vitin 2025
Këshilli i Ekzekutivit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Stand-By dhe të Shpërblimit të......

“Buxheti i BE-së ka nevojë për rishikim themelor” - Sipas FMN-së, nevojitet treg i unifikuar për të përballuar tronditjet
Bashkimi Evropian duhet të shpenzojë më shumë për mallrat publike që të forcojë produktivitetin dhe rritjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vuri në......

Turizmi rrit importet e mallrave të akcizës, por jo të cigareve - Sa karburant dhe pije alkolike u konsumuan në 4 muaj?
Importi dhe konsumi i mallrave të akcizës ka pësuar rritje të konsiderueshme në 4 muajt e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së......

Marrëveshjet rajonale, peng i procedurave ligjore - Haçkaj: Ratifikimi dhe zbatimi i tyre është shumë kompleks
Në një takim të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ, ku u diskutua rreth marrëveshjeve në kuadër të CEFTA-s që synojnë lëvizjen e......

Pabarazia e kursimeve, kush i ka lekët? Reth 5% e shqiptarëve janë 18 herë më të pasur se pjesa tjetër
Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1.59 trilionë lekë, duke përfaqësuar 94.5%......

Musk “mbyll rubinetin” e financimeve për politikën - Donatori më i madh i Trump paraljamëron shkurtim shpenzimesh
Miliarderi Elon Musk njoftoi se do të ulë ndjeshëm shpenzimet e tij politike, duke u fokusuar më shumë te bizneset që ka në pronësi. Ai ka qenë një ndër......

Mbrojtja amerikane, Trump prezanton “Kupolën e Artë” - Mburoja prej 175 mld USD do të bllokojë kërcënimet e huaja
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka shpallur një projekt mbrojtës hapësinor prej 175 miliardë dollarësh, të quajtur “Kupola e Artë”. Ky sistem synon......

Investimet në hyrje të Shkodrës - Rama: Muzeu i Lundrimit, hapësirë unike kushtuar trashëgimisë dhe historisë
Pas nënshkrimit të kontratës kanë nisur punimet për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit në hyrje të Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri......