Ministri Hasani vizitë zyrtare në Bosnjë-Heregovinë - Inaugurohet Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete.
Z. Hasani u mikprit nga homologu z. Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani u shkreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë”.
Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës,” theksoi Ministri Hasani.
Në këtë inaugurim, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Ministri Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane.
Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu takime me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, znj. Borjana Krišto, dhe me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës. Ai vizitoi gjithashtu Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1995).
Sondazh

Auto-Moto Park në Elbasan - Qeveria, vendim për shpronësimin e pronarëve
Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë është vendosur shpronësimi për pronarët e pasurive të paluajtshme në zonën që preket nga ndërtimi i Auto-Moto Park,......

Kufij për kreditë e banesave - Vendimi i Bankës së Shqipërisë, në fuqi nga fillimi i qershorit
Kufijtë për kreditë që japin bankat për blerjen e banesave do të hyjnë në fuqi javën e parë të qershorit. Vendimi i Bankës së Shqipërisë, që përcakton......

Gjiganti i kriptove goditet nga një sulm kibernetik - Ndërhyrja digjitale pritet t’i kushtojë Coinbase 400 milionë USD
Kompania e kriptomonedhave Coinbase u godit nga një sulm kibernetik që mund të shkaktojë dëme ekonomike deri në 400 milionë dollarë. Firma po ofron shpërblim......

Evropa përgatitet për një verë “ekstreme” - Sipas parashikimeve, priten valë të shpeshta nxehtësie dhe mungesë reshjesh
Parashikimet afatgjata për verën 2025 tregojnë kushte më të thata dhe më të nxehta se normalja në pjesën më të madhe të Evropës. Gjatë muajit korrik dhe......

FMN parashikon rritje 4% për Kosovën - Inflacioni pritet të jetë 2.25% në vitin 2025
Këshilli i Ekzekutivit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Stand-By dhe të Shpërblimit të......

“Buxheti i BE-së ka nevojë për rishikim themelor” - Sipas FMN-së, nevojitet treg i unifikuar për të përballuar tronditjet
Bashkimi Evropian duhet të shpenzojë më shumë për mallrat publike që të forcojë produktivitetin dhe rritjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vuri në......

Turizmi rrit importet e mallrave të akcizës, por jo të cigareve - Sa karburant dhe pije alkolike u konsumuan në 4 muaj?
Importi dhe konsumi i mallrave të akcizës ka pësuar rritje të konsiderueshme në 4 muajt e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së......

Marrëveshjet rajonale, peng i procedurave ligjore - Haçkaj: Ratifikimi dhe zbatimi i tyre është shumë kompleks
Në një takim të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ, ku u diskutua rreth marrëveshjeve në kuadër të CEFTA-s që synojnë lëvizjen e......