Marrëveshjet rajonale, peng i procedurave ligjore - Haçkaj: Ratifikimi dhe zbatimi i tyre është shumë kompleks
Në një takim të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ, ku u diskutua rreth marrëveshjeve në kuadër të CEFTA-s që synojnë lëvizjen e lirë të njerëzve brenda rajonit, zoti Ardian Haçkaj gjatë fjalës së tij u shpreh se zbatimi i tyre në vendet e Ballkanit vazhdon të jetë një sfidë.
“Një pikë tjetër që dua të theksoj është konteksti normativ. Siç ndoshta e dini, marrëveshjet rajonale nuk kanë efekt të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë zbatimi. Çdo marrëveshje duhet të përkthehet në legjislacionin kombëtar, gjë që kërkon shumë punë. Adoptimi, ratifikimi dhe zbatimi i tyre është shumë kompleks në vendet tona, veçanërisht për marrëveshjet CEFTA.”
Sipas drejtorit të kërkimeve të CDI-së, një tjetër pikë që mund të pengojë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara vitin e kaluar është edhe kapaciteti i institucioneve.
“Pika e dytë është kapaciteti i institucioneve. Ato kanë nevojë për kapacitete dhe për burime njerëzore. Dhe dua të theksoj që po flasim për nivelin teknik, jo për atë politik kjo është shumë e rëndësishme.”
Në tetor të vitit 2024, palët kontraktuese të CEFTA-s ranë dakord për nënshkrimin e tetë marrëveshjeve/protokolleve dhe një rekomandimi për të nxitur lëvizshmërinë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Tetë muaj më vonë, tre prej tyre kanë hyrë në fuqi në të gjashtë vendet, ndërsa ratifikimi dhe miratimi i të tjerave është ende në proces.

Pabarazia e kursimeve, kush i ka lekët? Reth 5% e shqiptarëve janë 18 herë më të pasur se pjesa tjetër
Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1.59 trilionë lekë, duke përfaqësuar 94.5%......

Musk “mbyll rubinetin” e financimeve për politikën - Donatori më i madh i Trump paraljamëron shkurtim shpenzimesh
Miliarderi Elon Musk njoftoi se do të ulë ndjeshëm shpenzimet e tij politike, duke u fokusuar më shumë te bizneset që ka në pronësi. Ai ka qenë një ndër......

Mbrojtja amerikane, Trump prezanton “Kupolën e Artë” - Mburoja prej 175 mld USD do të bllokojë kërcënimet e huaja
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka shpallur një projekt mbrojtës hapësinor prej 175 miliardë dollarësh, të quajtur “Kupola e Artë”. Ky sistem synon......

Investimet në hyrje të Shkodrës - Rama: Muzeu i Lundrimit, hapësirë unike kushtuar trashëgimisë dhe historisë
Pas nënshkrimit të kontratës kanë nisur punimet për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit në hyrje të Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri......

Cilat gjoba do të falen? Zbardhet vendimi - Hyn në fuqi akti, procedurat që ndiqen dhe kush përfiton
Të gjitha gjobat e vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve në 10 vitet e fundit dhe që nuk janë ekzekutuar, do të falen. Vendimi i qeverisë është botuar në......

Strehimi në shifra, më pak fonde në 2024 - Sa familje në nevojë u mbështetën në vitin e kaluar?
Në një kohë kur strehimi mbetet një ndër sfidat më të mëdha sociale, programi kombëtar “Strehimi”, ka arritur të mbështesë mbi 22 mijë familje në nevojë,......

Në rrugët e Shqipërisë bëjnë “paradë” makinat e vjetra - DPSHTRR: Janar- Prill 2025, mbi 21 mijë mjete s’kaluan kontrollin teknik
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- prill 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik......

Eksportet bujqësore/ Denaj: Janë 4-fishuar brenda një dekade!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në......