Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 14:32

88 mld lekë kredi konsumatore në një vit - BSH: U rrit me 14.9%. Pas Tiranës, dominojnë Elbasani dhe Shkodra

Nga Ledina Elezi

88 mld lekë kredi konsumatore në një vit - BSH: U rrit me 14.9%.

Viti 2024 është mbyllur me vlera rekord për kredinë konsumatore. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, kjo hua llogaritej në 88 miliardë lekë në dhjetor të vitit të kaluar.  Shifrat flasin për një rritje me 14.9%  të totalit në krahasim me vitin 2023.

Por, si është shpërndarë kjo kredi sipas qarqeve?

Duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në Tiranë, edhe shumica e kredive rezultojnë të përqendruara në këtë qark. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredive në qarkun e Tiranës kap shifrën e 48 miliardë lekëve, ndërsa në qytetet e tjera të vendit nuk i arrin dot as 10 miliardë.

Ndryshe nga totali i plotë i huasë që dominohet nga Durrësi, Fieri ose Vlora, pas Tiranës gjithmonë, në rastin e kredisë konsumatore, tiranasit ndiqen nga elbasanllinjtë dhe shkodranët për kërkesën e lartë. Konkretisht, kredia konsumatore në Elbasan vlerësohet në 7.9 miliardë lekë, ndërsa në Shkodër, 7.8 miliardë lekë. Ndërkohë, shuma e huasë së marrë bashkë në Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Berat, rezulton në 16 miliardë lekë.

Pavarësisht se kërkesa për hua për blerje banese vijon të jetë më e lartë se ajo për kredi konsumatore, sërish kjo e fundit ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme në të gjitha qarqet e vendit.

Kredia konsumatore përdoret për të mbuluar nevojat personale të individëve për blerje pajisjesh profesionale, mobilje për shtëpi, edukim, shëndet, pushime, ushqim, blerje makine dhe të tjera.

88 mld lekë kredi konsumatore në një vit - BSH: U rrit me 14.9%. 88 mld lekë kredi konsumatore në një vit - BSH: U rrit me 14.9%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat