Sa para’ duhen për të jetuar në Shqipëri? - Studimi/ 250 euro në muaj, kufiri i minimal për të mbuluar shpenzimet
Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht janë rritur edhe kostot e jetesës, çka ka ndikuar edhe në fenomenin e emigracionit. Mungesa e një minimumi jetik zyrtar në Shqipëri, ka kontribuuar më shumë në këtë fenomen, duke qenë se një pjesë e popullsisë nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për të mbuluar shpenzimet.
Një studim i “Altax” ka dalë në disa konkluzione sa i takon minimumin jetik në Shqipëri, i cili përfaqëson nivelin e të ardhurave që individët dhe familjet duhet të kenë për të mbuluar nevojat e tyre bazë dhe për të shmangur varfërinë.
Konkretisht, sipas studimit, për një qytetar, llogaritet që për të mbuluar nevojat themelore të jetesës si ushqimi, strehimi, energjia, transporti dhe shërbimet shëndetësore, do ti duhen minimalisht rreth 22,000–25,000 lekë në muaj.
Ndërkohë, për një familje me katër anëtarë, që të mbulojë shpenzimet bazike për ushqim, strehim, energji, shërbime shëndetësore, transport dhe shpenzime të tjera sociale dhe edukative, nevojiten të ardhura mujore në rreth 75,000–85,000 lekë në muaj.
Ky niveli i të ardhurave është i nevojshëm për të përballuar shpenzimet e domosdoshme dhe për të siguruar një cilësi jetese të pranueshme, me mundësi për kujdes shëndetësor, ushqim të mjaftueshëm dhe aktivitete sociale. Pa këtë nivel të të ardhurave, individët dhe familjet përballen me vështirësi për të mbuluar nevojat e tyre bazë dhe për të shmangur varfërinë.
Aktualisht, pagesat sociale nga buxheti i shtetit për kategoritë në nevojë, duke përfshirë dhe pensionet, janë ndjeshëm më të ulëta.
Nga ana tjetër për një individ ose pensionist që kërkon të jetojë në kushte dinjitoze, të ardhurat minimale duhet të jenë rreth 45,000–55,000 lekë në muaj (pa qira) ose 60,000–70,000 lekë (me qira).
Sondazh

“Lidhja e re hekurudhore me aeroportin po bëhet realitet” – HSH: Drejt përfundimit segmenti Domje-Rinas!
Hekurudha Shqiptare njofton se lidhja e re hekurudhore me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë......

Elon Musk, 97,4 mld USD për OpenAI - Kreu i Tesla kërkon të pengojë kalimin e startup-it në firmë fitimprurëse
Një konsorcium i udhëhequr nga Elon Musk tha se ka ofruar 97.4 miliardë dollarë për të blerë organizatën jofitimprurëse që kontrollon OpenAI, në një tjetër......

Internet i sigurt, sa ka përparuar Shqipëria? - Tafa: Sfida jonë, mjedisi i mbrojtur online për bizneset dhe shërbimet që ofrojmë
Dita e Internetit të Sigurt, bëri bashkë drejtues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike si dhe Kryesinë Shqiptare për Procesin e Bashkëpunimit të......

Bankat arkëtuan 75 mld lekë nga interesat në 2024 - BSH: Rritje me 38% edhe e shpenzimeve për depozitat
Numri dhe vlerat më të larta të kredive dhe transaksioneve nga qytetarët e bizneset, kanë bërë që të ardhurat e bankave tregtare nga interesat e kredive dhe......

Sitet e trashëgimisë kulturore/ Gonxhja: 21800 vizitorë vetëm gjatë muajit janar!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale shifrat e muajit janar për vizitat në sitet tona kulturore të......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - BERZH shtyn afatin e pranimit të ofertave nga kompanitë e interesuara
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shtyrë afatin e pranimit të ofertave për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Tenderi u hap në muajin......

Kosovë, nis numërimi i votave për deputetë - Sa mandate kanë siguruar partitë politike deri tani?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. KQZ shpjegoi se gjatë këtij procesi do të......

Afat i ri për deklarimin e tatim-fitimit të bizneseve - Unifikohet me DIVA-an, detyrim deri më 31 Mars
Administrata tatimore ka vendosur një afat të ri për deklarimin e tatimit mbi fitimin nga ana e bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije......