Si ndikohet Greqia nga tarifat e Trump? - Efektet e drejtpërdrejta dhe indirekte në ekonominë helene
Analistët e Alpha Bank po hetojnë efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që tarifat e administratës Trump mund të kenë në ekonominë greke.
Në veçanti, po shqyrtohen sektorët kryesorë që mund të preken nga vendosja e tarifave amerikane, siç janë eksportet, investimet e huaja direkte dhe flukset turistike. Gjithashtu, mund të shfaqen edhe ndikime të tërthorta për ekonominë greke, si rezultat i pasojave tarifore në vendet e tjera evropiane.
Efektet e drejtpërdrejta
Lidhur me ndikimet e drejtpërdrejta, ekzistojnë disa kanale përmes të cilave rritja e proteksionizmit tregtar mund të ndikojë në ekonominë greke.
· Bilanci tregtar: Që nga viti 2011, me përjashtim të vitit 2022, pra gjatë krizës së fundit energjetike, Greqia ka ruajtur një suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, që arriti në afërsisht 0.25 miliardë euro në vitin 2024. Përveç kësaj, eksportet në Shtetet e Bashkuara aktualisht përfaqësojnë 1% të PBB-së së Greqisë dhe më pak se 5% të eksporteve totale. Më konkretisht, eksportet e vendit në SHBA arritën në 2.4 miliardë euro në vitin 2024, ku 23% e tyre përbëjnë lëndët djegëse fosile, të ndjekura nga ushqimet, kryesisht frutat dhe perimet, si dhe produktet industrial. Perimet përfshijnë 10.5% të totalit të eksporteve në SHBA, frutat dhe arrat (4.4%), çimentoja (3.9%), produktet e aluminit (3.8%), djathi dhe qumështi (3.1%) dhe vaji i ullirit (3.1%).
Duke pasur parasysh se eksportet greke në SHBA, nga njëra anë, përbëjnë një përqindje relativisht të ulët të totalit dhe, nga ana tjetër, në përgjithësi nuk kanë të bëjnë me sektorët që do të preken ndjeshëm nga tarifat, (si p.sh. industria automobilistike, mallrat luksoze), ndikimi i drejtpërdrejtë i politikës së re tregtare të SHBA-së nuk pritet të jetë i rëndësishëm për Athinën.
· Investimet e Huaja Direkte: Flukset e IHD-ve nga Shtetet e Bashkuara arritën në 177 milionë euro në vitin 2024, duke përfaqësuar 2.6% të totalit të hyrjeve. Nga këto, 131 milionë euro lidhen me investimet në pasuri të paluajtshme. Midis viteve 2020-2024, hyrjet e IHD-ve nga Shtetet e Bashkuara arritën në 1.56 miliardë euro (5.6% e totalit), me 565 milionë euro që shkuan në tregun e pasurive të paluajtshme.
· Flukset turistike: Ngadalësimi dhe/ose recesioni i mundshëm i ekonomisë amerikane për shkak të efekteve negative të politikës tarifore, i kombinuar me dobësimin e dollarit kundrejt euros, mund të çojë në një dobësim të flukseve turistike hyrëse nga SHBA në afat të shkurtër. Viti 2024 ishte një vit historik për tregun amerikan, me nivele të paprecedenta të mbërritjeve të vizitorëve dhe të ardhurave nga turizmi në Greqi. Mbërritjet nga Shtetet e Bashkuara arritën në 1.55 milionë turistë (3.8% e totalit), ndërsa të ardhurat nga turizmi shënuan 1.6 miliardë euro (7.3% e totalit, që ishte shifra e tretë më e lartë pas Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar).
Ndikimet indirekte
Për sa i përket ndikimeve indirekte, ato vlerësohen të jenë më të rëndësishme dhe do të rrjedhin kryesisht nga ekspozimi i partnerëve evropianë të Greqisë ndaj ndryshimeve në politikën tregtare të SHBA-së, kryesisht për shkak të hapjes së tyre tregtare dhe ndërlidhjes së fortë me zinxhirët globalë të furnizimit. Disa vende evropiane janë edhe më të ndjeshme se të tjerat, si Irlanda, Italia dhe Gjermania.
Lidhur me kategoritë e produkteve më të ekspozuara ndaj ndryshimeve në aspektin e tregtisë, eksportet e BE-së në SHBA janë tre herë më të larta se importet e tyre përkatëse në ushqime, pije, duhan dhe dy herë më të larta në mallrat e prodhuara, duke përfshirë makineritë, pajisjet e transportit dhe kimikatet. Përkundrazi, importet e karburanteve nga SHBA i tejkalojnë eksportet e tyre përkatëse me gjashtë herë, sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2024.
Sondazh

Bankingu në shtëpi “merr hov” në 2025 - BSH: Rreth 22.5% më shumë veprime bankare përmes telefonit se në 2024
Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më shumë transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë dy......

“Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ” - Nuri: Nuk do të njihen votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit
Drejtuesja politike e diasporës për Partinë Demokratike Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, ngre shqetësimin për parregullsitë të cilat sipas saj......

Sigurimi i makinave, 12% më shumë prime në 2025 - AMF: Kufitari, i vetmi produkt me rënie të kontratave në tremujorin e parë
Kanë arritur në 3.3 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të......

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë, 10 maj!
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është......

“Lulëzon” sektori i udhëtimeve në Greqi - Arrin mbi 18 miliardë euro suficit në vitin 2024
Sektori grek i shërbimeve të udhëtimeve shënoi një suficit prej 18.79 miliardë eurosh në vitin 2024, me një rritje prej 3.4% nga viti i kaluar, sipas të......

BE përgatit kundërmasa ndaj SHBA-së - 95 miliardë euro tarifa hakmarrëse për importet amerikane
Komisioni Evropian propozoi kundërmasa me vlerë deri në 95 miliardë euro për importet amerikane, nëse negociatat me Uashingtonin dështojnë. Masat e reja, që......

Bankat më të forta, qytetarët dhe bizneset më të aftë/ Norma e huave me probleme në Mars prek minimum të ri historik
Norma e huave me probleme, një prej indikatorëve më kritikë të shëndetit të sektorit bankar, ka shënuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit mars, sipas të......

Ukraina i “largohet” dollarit amerikan - Banka Qendrore shqyrton kalimin tek euro si monedhë referuese
Ukraina po fillon të konsiderojë largimin nga dollari amerikan, duke e lidhur monedhën e saj më ngushtë me euron, tha për Reuters Guvernatori i Bankës......