Si ndryshuan normat e interesit gjatë vitit 2024? Nga depozitat, tek titujt shtetërorë. Bonot e thesarit dhe obligacionet, me rënie
Kursimet janë parë si një formë sigurie për të ardhmen, ku individët vendosin paratë e tyre në depozita bankare, duke përfituar interesa minimale, por të garantuara. Kjo metodë ka qenë për një kohë të gjatë zgjedhja e shumicës. Megjithatë, me ndryshimet në tregun financiar dhe kërkesën për kthime më të larta, një pjesë e kursimtarëve kanë nisur të eksplorojnë mundësi të tjera investimi, siç janë titujt shtetërorë përfshirë bonot e thesarit dhe obligacionet.
Por, çfarë janë bonot e thesarit dhe obligacionet? Janë instrumente borxhi që emetohen nga qeveria përmes Bankës së Shqipërisë. Bonot e thesarit janë letra me vlerë me afat deri në një vit, ndërsa obligacionet kanë afat maturimi nga dy deri në dhjetë vjet ose më shumë.
Gjatë vitit 2024, normat e kthimit të titujve shtetërorë kanë pësuar luhatje të ndjeshme, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm ekonomikë dhe politikë, si inflacioni, politikat monetare të Bankës së Shqipërisë dhe tendencat globale të tregjeve financiare.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë rezulton se në përgjithësi, normat e bonove të thesarit dhe obligacioneve kanë ndjekur një trend rënës gjatë vitit 2024. Konkretisht, norma e interesit të bonove të thesarit u rrit nga 3.48% në janar në 3.69% në prill, duke reflektuar një rritje të kërkesës për financim ose një shtrëngim të politikës monetare. Pas prillit, normat ndoqën një trajektore rënëse, duke arritur në 3.16% në gusht dhe më pas duke u ulur vazhdimisht deri në 2.72% në dhjetor.
Nga ana tjetër, Obligacionet 2-vjeçare luhaten mes 4.21%-4.29% në muajt e parë, për të nisur një rënie graduale në pjesën e dytë të vitit. Edhe Obligacionet 3-vjeçare dhe 5-vjeçare ndoqën një trend të ngjashëm.
Pra, Bonot e thesarit kanë pësuar rënie më të qëndrueshme, ndërsa obligacionet afatgjata kanë shfaqur më shumë luhatje, me norma më të larta deri nga mesi i vitit dhe më të ulëta drejt fundit të tij.
Sondazh

Kush e furnizon Shqipërinë me çelik? Analiza e dy prej metaleve kryesore dhe origjina e tyre
Në analizën e tregtisë së jashtme sa i përket grupeve kryesore që vendi ynë importon, gjejmë produkte si mjetet e transportit, lëndët djegëse, makineritë dhe......

HEC-et e vegjël do e shesin energjinë në tregun e lirë - Nis procedura për ndryshime në kontratën që kanë me OSHEE-në
Prodhuesit me Përparësi të Energjisë do të mund ta shesin edhe në treg të lirë energjinë e gjeneruar. Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për......

Sa para’ duhen për të jetuar në Shqipëri? - Studimi/ 250 euro në muaj, kufiri i minimal për të mbuluar shpenzimet
Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht janë rritur edhe kostot e......

“Lidhja e re hekurudhore me aeroportin po bëhet realitet” – HSH: Drejt përfundimit segmenti Domje-Rinas!
Hekurudha Shqiptare njofton se lidhja e re hekurudhore me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë......

Elon Musk, 97,4 mld USD për OpenAI - Kreu i Tesla kërkon të pengojë kalimin e startup-it në firmë fitimprurëse
Një konsorcium i udhëhequr nga Elon Musk tha se ka ofruar 97.4 miliardë dollarë për të blerë organizatën jofitimprurëse që kontrollon OpenAI, në një tjetër......

Internet i sigurt, sa ka përparuar Shqipëria? - Tafa: Sfida jonë, mjedisi i mbrojtur online për bizneset dhe shërbimet që ofrojmë
Dita e Internetit të Sigurt, bëri bashkë drejtues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike si dhe Kryesinë Shqiptare për Procesin e Bashkëpunimit të......

Bankat arkëtuan 75 mld lekë nga interesat në 2024 - BSH: Rritje me 38% edhe e shpenzimeve për depozitat
Numri dhe vlerat më të larta të kredive dhe transaksioneve nga qytetarët e bizneset, kanë bërë që të ardhurat e bankave tregtare nga interesat e kredive dhe......

Sitet e trashëgimisë kulturore/ Gonxhja: 21800 vizitorë vetëm gjatë muajit janar!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale shifrat e muajit janar për vizitat në sitet tona kulturore të......