Elon Musk, 97,4 mld USD për OpenAI - Kreu i Tesla kërkon të pengojë kalimin e startup-it në firmë fitimprurëse
Një konsorcium i udhëhequr nga Elon Musk tha se ka ofruar 97.4 miliardë dollarë për të blerë organizatën jofitimprurëse që kontrollon OpenAI, në një tjetër përpjekje të miliarderit për të bllokuar kalimin e startup-it të inteligjencës artificiale në një firmë fitimprurëse.
Oferta e Musk ka të ngjarë të rrisë tensionet e kahershme me CEO-n e OpenAI Sam Altman mbi të ardhmen e prodhuesit ChatGPT. Altman reagoi menjëherë: "Jo faleminderit, por ne do të blejmë platformën X për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi."
Musk bashkëthemeloi OpenAI me Altman në 2015 si një organizatë jofitimprurëse, por u largua përpara se kompania të niste rrugëtimin. Ai themeloi startup-in konkurrues të xAI në 2023.
Musk, CEO i Tesla-s dhe pronar i kompanisë teknologjike dhe të mediave sociale X, është një aleat i ngushtë i Presidentit Donald Trump. Ai shpenzoi më shumë se një çerek miliard dollarë për të ndihmuar fushatën e Trump dhe drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, një degë e re e Shtëpisë së Bardhë, e ngarkuar me tkurrjen rrënjësore të burokracisë federale. Musk kohët e fundit kritikoi një projekt prej 500 miliardë dollarësh të udhëhequr nga OpenAI, që u shpall nga Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Startup-i i Altman tani po provon të bëhet një organizatë fitimprurëse. Sipas tij, kjo kërkohet për të siguruar kapitalin e nevojshëm për zhvillimin e modeleve më të mira të inteligjencës artificiale.
Musk paditi Altman dhe të tjerët në gusht të vitit të kaluar, duke pretenduar se ata shkelën dispozitat e kontratës dhe e vendosën fitimin përpara të mirës publike. Në nëntor, ai i kërkoi një gjykatësi të qarkut të SHBA-së një urdhër paraprak që bllokonte OpenAI-n nga konvertimi në një strukturë fitimprurëse.
Padia e Musk kundër OpenAI thotë se themeluesit fillimisht iu drejtuan atij për të financuar një organizatë jofitimprurëse të përqendruar në zhvillimin e inteligjencës artificiale për të mirën e njerëzimit, por se ajo tani ishte e fokusuar në fitimin e parave.
Sondazh

Internet i sigurt, sa ka përparuar Shqipëria? - Tafa: Sfida jonë, mjedisi i mbrojtur online për bizneset dhe shërbimet që ofrojmë
Dita e Internetit të Sigurt, bëri bashkë drejtues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike si dhe Kryesinë Shqiptare për Procesin e Bashkëpunimit të......

Bankat arkëtuan 75 mld lekë nga interesat në 2024 - BSH: Rritje me 38% edhe e shpenzimeve për depozitat
Numri dhe vlerat më të larta të kredive dhe transaksioneve nga qytetarët e bizneset, kanë bërë që të ardhurat e bankave tregtare nga interesat e kredive dhe......

Sitet e trashëgimisë kulturore/ Gonxhja: 21800 vizitorë vetëm gjatë muajit janar!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale shifrat e muajit janar për vizitat në sitet tona kulturore të......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - BERZH shtyn afatin e pranimit të ofertave nga kompanitë e interesuara
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shtyrë afatin e pranimit të ofertave për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Tenderi u hap në muajin......

Kosovë, nis numërimi i votave për deputetë - Sa mandate kanë siguruar partitë politike deri tani?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. KQZ shpjegoi se gjatë këtij procesi do të......

Afat i ri për deklarimin e tatim-fitimit të bizneseve - Unifikohet me DIVA-an, detyrim deri më 31 Mars
Administrata tatimore ka vendosur një afat të ri për deklarimin e tatimit mbi fitimin nga ana e bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije......

Malazezët preferojnë aeroportin e Tiranës - Rreth 53 mijë shtetas nga vendi fqinj zgjodhën “Nënë Terezën”
Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aerporti i Tiranës, gjatë vitit të kaluar raporton Dojçe Vele. Sipas agjencive turistike......

Raporti i Indeksit të Korrupsionit: Përkeqësohen vendet e Ballkanit. Shqipëria e Kosova në përmirësim!
Njerëzit në Ballkan besojnë se lufta kundër korrupsionit ka marrë një rënie këtë vit, përveç se në Kosovë dhe Shqipëri, tha të martën organizata mbikëqyrëse......