PD-ASHM mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit
Paralelisht me Partinë Socialiste, edhe PD-ASHM po zhvillon takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, pranë Bulevardit të Ri.
Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, i pranishëm në miting tha: “Vij te ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe një popull të shkëlqyer. E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje".
Fjala e kryedemokratit Sali Berisha:
"Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju që keni mbushur këtë bulevard, qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, vëllezërve dhe motrave tona në diasporë kudo që ndodhen donte, mirënjohjen më të pakufishme.
Të dashur miq të nderuar dhe të çmuar tanë, të pranishëm në këtë mbyllje madhështore të fushatës tonë.
Në emër tuaj, unë do i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman, mikut të ditëve më të vështira të PD, opozitës shqiptare, Peter Beyer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe PD-në.
I nderuar zoti Beyer, mbetemi përjetë mirënjohës ndaj mbështetjes tuaj, por unë shfrytëzoj rastin tim nga kjo tribunë t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta kancelarit Friedrich Merz, të cilin pata rastin ta përshëndes në Valencia, dhe ta siguroj se për PD-në dhe opozitën shqiptare, fitorja e CDU-së, zgjedhja e kancelarit Merz në krye të ekzekutivit gjerman, në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës, konsiderohet një fat i madh, një vendim historik për Gjermaninë dhe Europën.
Siguroj se PD në qeveri do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit, funksionimin e ekonomisë së tregut, për shndërrimin e Shqipërisë në një eksportues të mirash materiale, mallrash Made in Albania në Gjermani dhe Europë, dhe jo krim e refugjatë, siç është sot.
I dashur Lord Jackson, jemi jashtëzakonisht të nderuar me praninë tuaj këtu. Ardhja juaj në mbështetje të opozitës shqiptare dhe PD, është një ndihmë e çmuar, por është gjithashtu i një tradite të kahershme të bashkëpunimit të shkëlqyer të PD që në themelimin e saj dhe Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe.
U siguroj se PD në pushtet do të konsolidojë gjithnjë e më shumë lidhjet dhe bashkëpunimin me Partinë Konservatore dhe vendin tuaj mik.
I dashur zoti Chris LaCivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimin që morët të angazhoheni me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet.
Emri juaj, ekspertiza juaj, u shndërrua me shpejtësi në eliksirin e kësaj fushate, në shpirtin e fitores së saj.
Ditën e parë, me konferencën e parë të shtypit, e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushta.
Do garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës.
Por i meriton të gjitha, ne jemi mirënjohës pafundësisht për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment kritik për opozitën dhe Shqipërinë.
Dhe u garantojmë se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat", tha Berisha.
Sondazh

Partia Socialiste mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit
Partia Socialiste përmbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Takimi po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik. Partia Socialiste synon të......

Aministi për disa gjoba të papaguara nga 2015-2024 - Vendimi i miratuar parashikon faljen për vetëm një kategori qytetarësh dhe biznesesh
Aministi për një kategori qytetarësh dhe biznesesh që kanë pasur gjoba të papaguara nga viti 2015 deri në 2024. Është marrë një vendim nga Këshilli i......

Nga diaspora mbërrijnë 174 488 zarfe zgjedhore - Cilat shtete kanë dërguar më shumë vota të emigrantëve shqiptarë?
Kjo e premte, është afati përfundimtar për të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, por jo në ishujt grekë, për të dorëzuar zarfet zgjedhore......

Si ndikohet Greqia nga tarifat e Trump? - Efektet e drejtpërdrejta dhe indirekte në ekonominë helene
Analistët e Alpha Bank po hetojnë efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që tarifat e administratës Trump mund të kenë në ekonominë greke. Në veçanti, po......

Bankingu në shtëpi “merr hov” në 2025 - BSH: Rreth 22.5% më shumë veprime bankare përmes telefonit se në 2024
Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më shumë transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë dy......

“Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ” - Nuri: Nuk do të njihen votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit
Drejtuesja politike e diasporës për Partinë Demokratike Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, ngre shqetësimin për parregullsitë të cilat sipas saj......

Sigurimi i makinave, 12% më shumë prime në 2025 - AMF: Kufitari, i vetmi produkt me rënie të kontratave në tremujorin e parë
Kanë arritur në 3.3 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të......

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë, 10 maj!
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është......