Aministi për disa gjoba të papaguara nga 2015-2024 - Vendimi i miratuar parashikon faljen për vetëm një kategori qytetarësh dhe biznesesh
Aministi për një kategori qytetarësh dhe biznesesh që kanë pasur gjoba të papaguara nga viti 2015 deri në 2024. Është marrë një vendim nga Këshilli i Ministrave që parashikon faljen e disa gjobave të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 dhe që nuk janë paguar akoma.
Këtu përfshihen gjoba të vendosura nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
Konkretisht, sipas këtij vendimi, procesi i heqjes ose fshirjes së masave administrative, zbatohet vetëm për masat që janë vendosur ndaj individëve, të cilët kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në ndërtime për qëllime banimi, në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale. Gjithashtu, gjobat i falen atyre që kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale, apo që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë. Pra gjobat do të falen vetëm për këto raste.
Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake përgatisin listat e individëve dhe bizneseve ndaj të cilëve, nga struktura përkatëse, është vendosur masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar, plotësisht ose pjesërisht.
Sondazh

Nga diaspora mbërrijnë 174 488 zarfe zgjedhore - Cilat shtete kanë dërguar më shumë vota të emigrantëve shqiptarë?
Kjo e premte, është afati përfundimtar për të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, por jo në ishujt grekë, për të dorëzuar zarfet zgjedhore......

Si ndikohet Greqia nga tarifat e Trump? - Efektet e drejtpërdrejta dhe indirekte në ekonominë helene
Analistët e Alpha Bank po hetojnë efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që tarifat e administratës Trump mund të kenë në ekonominë greke. Në veçanti, po......

Bankingu në shtëpi “merr hov” në 2025 - BSH: Rreth 22.5% më shumë veprime bankare përmes telefonit se në 2024
Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më shumë transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë dy......

“Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ” - Nuri: Nuk do të njihen votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit
Drejtuesja politike e diasporës për Partinë Demokratike Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, ngre shqetësimin për parregullsitë të cilat sipas saj......

Sigurimi i makinave, 12% më shumë prime në 2025 - AMF: Kufitari, i vetmi produkt me rënie të kontratave në tremujorin e parë
Kanë arritur në 3.3 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të......

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë, 10 maj!
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është......

“Lulëzon” sektori i udhëtimeve në Greqi - Arrin mbi 18 miliardë euro suficit në vitin 2024
Sektori grek i shërbimeve të udhëtimeve shënoi një suficit prej 18.79 miliardë eurosh në vitin 2024, me një rritje prej 3.4% nga viti i kaluar, sipas të......

BE përgatit kundërmasa ndaj SHBA-së - 95 miliardë euro tarifa hakmarrëse për importet amerikane
Komisioni Evropian propozoi kundërmasa me vlerë deri në 95 miliardë euro për importet amerikane, nëse negociatat me Uashingtonin dështojnë. Masat e reja, që......