Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 12:07

“Lidhja e re hekurudhore me aeroportin po bëhet realitet” – HSH: Drejt përfundimit segmenti Domje-Rinas!

Nga Edel Strazimiri

“Lidhja e re hekurudhore me aeroportin po bëhet realitet”

Hekurudha Shqiptare njofton se lidhja e re hekurudhore me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë drejt përfundimit.

Sipas HSH-së, deri tani janë ndërtuar 5 km trase e re hekurudhore, 2 ura mbi lumin Tirana dhe lumin Lana, 13 tombino për kullimin e ujërave, sikurse 2 kalime në nivel me rrugën e Laksanit dhe Brukës.

Ky projekt është pjesë e linjës hekurudhore Durrës-Tirana dhe mundëson lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Ndërtimi i kësaj linje do të sjellë më pak trafik, më pak ndotje më shumë komoditet për qytetarët dhe turistët.

Sipas projektit të kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 24 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese por që i janë nënshtruar riparimit. Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.

Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë deri te Bulevardi i Ri. Ndërkohë stacioni i 11-të është menduar të shtrihet në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja”-Bulevardi i Ri.

Treni i hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet 100 km /orë. Hekurudha është e gjatë rreth 34 km dhe financimi i saj mbështetet nga BERZH përmes një kredie me vlerë 70 milionë euro.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat