32 incidente kibernetike gjatë 2024 - AKSK: Më pak sulme se në vitin pararendës. Shumica kanë qenë DDoS
Gjatë vitit që lamë pas, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ka identifikuar, trajtuar dhe menaxhuar 32 incidente kibernetike, duke ndërmarrë masa për neutralizimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Në 2024 rezultojnë më pak incidente se në 2023, ku ka pasur 49 raportime për incidentet kibernetike nga Infrastrukturat Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit, 12 prej të cilave kanë qenë incidente të rënda.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, lloji më i shpeshtë i sulmeve ishte DDoS, konkretisht 17 raste, me qëllim ndërprerjen e shërbimeve dhe mbingarkesën e sistemeve. DDoS është një sulm në rrjet, synimi i të cilës është që një website ose rrjet të shkëputet për një periudhë kohore, duke e ngarkuar me trafik të tepërt dhe duke e bërë shërbimin e tij të padisponueshëm.
Nga ana tjetër, 6 raste rezutojnë të jenë Domain Impersonation, pra përpjekje për të imituar dhe dëmtuar identitetin e institucioneve kritike.
Rreth 5 sulme janë regjistruar si Phishing, që përfshijnë teknika të vazhdueshme për të mashtruar përdoruesit dhe për të siguruar akses të paautorizuar. Phishing janë tentativa ku aktorët keqdashës kibernetikë përdorin teknika manipuluese dhe mashtruese për të vjedhur informacione të rëndësishme si fjalëkalime, informacione financiare ose të dhëna personale. Sulmuesit maskohen si një entitet i besueshëm për të mashtruar përdoruesit të ndajnë informacionin e tyre.
Ndërkohë, sulmet Ransomware dhe Wiper rezultojnë me nga 3 dhe 1 rast përkatësisht, pra sulme të orientuara drejt enkriptimit, apo fshirjes së të dhënave me qëllim shkatërrimin e infrastrukturave. E thënë ndryshe, Ransomware është një lloj malëare që kodon skedarët dhe i mban peng ato derisa indivdët të japin informacione sensitive ose t'i paguhet një shpërblim sulmuesit. Ndërsa Wiper i referohet fshirjes së të dhënave.
Infrastruktura kritike e informacionit përfshin tërësinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, të zotëruara nga një autoritet publik ose privat, që ofrojnë shërbime, cenimi apo shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt serioz në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në Shqipëri.
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike shprehet se menaxhimi proaktiv i incidenteve dhe përmirësimi i kapaciteteve të mbrojtjes janë thelbësore për adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe garantimin e sigurisë së sistemeve kritike.
Sondazh

Gara për Milot-Balldre mbyllet pa ankesa - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km. I hapet rruga vlerësimit të ofertave
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është mbyllur pa ankesa për kriteret e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave dhe......

Rreth 246 mijë emigrantë, votues më 11 maj - Shifrat përfundimtare nga KQZ. 40.6%, nga Italia. U refuzuan 48,180 kërkesa
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të votojnë 245,975 persona nga diaspora. Shifra e mësipërme është zyrtarizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve......

DIVA, 18 milionë euro në arkën e tatimeve - 2024, më shumë të ardhura. Rregulla të reja deklarimi për vitin në vijim
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 18 milionë euro nga tatimi mbi Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2024. Të dhënat zyrtare nga......

Kina “godet” produktet amerikane me 10-15% - Hyjnë në fuqi masat hakmarrëse ndaj administratës Trump
Tarifat 10-15% të Kinës për disa produkte bujqësore amerikane kanë hyrë në fuqi. Kjo është masa e fundit hakmarrëse e Pekinit kundër SHBA-së, që sapo ka......

Argëtimi dhe “veset” kushtuan më shumë në Shkurt/ Norma e inflacionit mbetet në 1.9%, por disa grupe regjistrojnë rritje të ndjeshme
Inflacioni në vend për muajin Shkurt ka ruajtur të njejtën normë prej 1.9% që regjistrohej edhe në muajin e parë të vitit aktual. Por, pavarësisht kësaj, të......

Nga dallon Banka e Zhvillimit prej shoqërive të tjera tregtare? - Do të raportojë direkt në BSH. Këshilli Mbikëqyrës, i pavarur nga shteti
Pas mbylljes së procesit të konsultimit publik, projektligji për Bankën e Zhvillimit është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me disa shtesa dhe ndryshime......

Kinë, tkurren importet në 2025 - Ndikimi i tarifave të Trump në tregun kinez
Importet e Kinës u tkurrën papritur gjatë periudhës janar-shkurt, ndërsa eksportet humbën vrullin, pasi presionet tarifore nga Shtetet e Bashkuara hodhën një......

“Faturë energjie 87.4% më e ulët” - Skema, shteti do mbulojë 50% të kostove për rinovimin e apartamenteve me eficiencë energjetike
50% e kostove për rinovimin e një apartamenti sipas parimeve të eficiencës së energjisë do të mbulohen nga shteti. Kjo është një prej skemave mbështetëse të......