DIVA, 18 milionë euro në arkën e tatimeve - 2024, më shumë të ardhura. Rregulla të reja deklarimi për vitin në vijim
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 18 milionë euro nga tatimi mbi Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2024. Të dhënat zyrtare nga tatimet tregojnë një rritje te të ardhurave për 24.2 % në raport me vitin 2023.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, DIVA është plotësuar nga 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë, prag i cili ishte në fuqi deri në vitin 2023 dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Rritja e arkëtimeve ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimit të deklarimit dhe detyrimit të të dypunësuarve për plotësimin e saj si dhe trajtimit si një pagë e vetme për efekt tatimi.
Ndërsa këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen kategoritë se kush duhet të deklarojë të ardhurat në administratën tatimore.
Konkretisht, një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore janë më shumë se 1.2 milionë lekë në vit nga të gjitha burimet. Kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit.
Si dhe kur ka më shumë se 50 000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Po ashtu çdo person fizik që kryen veprimtari ekonomike është i detyruar të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore për të ardhurat nga biznesi.
Me pragun e ri prej 1.2 milionë lekë, numri i individëve që kanë detyrim deklarimi arrin në rreth 140 mijë të punësuar.
Numri personal i identifikimit për individët apo numri unik i identifikimit të subjektit për tatimpaguesit e regjistruar përdoren si numra identifikimi tatimorë të tatimpaguesve rezidentë të të ardhurave personale për qëllime të deklaratës tatimore mbi të ardhurat personale. Tatimpaguesve jorezidentë u jepet një numër identifikimi tatimor sipas përcaktimit në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.
Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë.
Sondazh

Kina “godet” produktet amerikane me 10-15% - Hyjnë në fuqi masat hakmarrëse ndaj administratës Trump
Tarifat 10-15% të Kinës për disa produkte bujqësore amerikane kanë hyrë në fuqi. Kjo është masa e fundit hakmarrëse e Pekinit kundër SHBA-së, që sapo ka......

Argëtimi dhe “veset” kushtuan më shumë në Shkurt/ Norma e inflacionit mbetet në 1.9%, por disa grupe regjistrojnë rritje të ndjeshme
Inflacioni në vend për muajin Shkurt ka ruajtur të njejtën normë prej 1.9% që regjistrohej edhe në muajin e parë të vitit aktual. Por, pavarësisht kësaj, të......

Nga dallon Banka e Zhvillimit prej shoqërive të tjera tregtare? - Do të raportojë direkt në BSH. Këshilli Mbikëqyrës, i pavarur nga shteti
Pas mbylljes së procesit të konsultimit publik, projektligji për Bankën e Zhvillimit është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me disa shtesa dhe ndryshime......

Kinë, tkurren importet në 2025 - Ndikimi i tarifave të Trump në tregun kinez
Importet e Kinës u tkurrën papritur gjatë periudhës janar-shkurt, ndërsa eksportet humbën vrullin, pasi presionet tarifore nga Shtetet e Bashkuara hodhën një......

“Faturë energjie 87.4% më e ulët” - Skema, shteti do mbulojë 50% të kostove për rinovimin e apartamenteve me eficiencë energjetike
50% e kostove për rinovimin e një apartamenti sipas parimeve të eficiencës së energjisë do të mbulohen nga shteti. Kjo është një prej skemave mbështetëse të......

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të ulët historik. Treguesi për Janarin fiksohet në 4.12%
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të parë të vitit,......

Kaos në aeroportet gjermane – Anulohen mbi 1 mijë udhëtime si pasojë e grevës së punonjësve!
Një grevë njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte gjermane, duke përfshirë qendrat e Frankfurtit dhe Mynihut dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të......

Kanada, Carney fiton garën për kryeministër - Ish-kreu i Bankës Qendrore do të zëvendësojë Trudeau
Ish-bankieri qendror Mark Carney fitoi garën për t'u bërë lider i Partisë Liberale në pushtet në Kanada dhe do të pasojë Justin Trudeau si kryeministër,......