Gara për Milot-Balldre mbyllet pa ankesa - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km. I hapet rruga vlerësimit të ofertave
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është mbyllur pa ankesa për kriteret e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave dhe përzgjedhjes së kompanisë që do të kryejë punimet. Pas kalimit të kësaj faze, kompanitë kanë të drejtë të paraqesin kundërshtime nëse nuk janë dakord me vendimit e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ndërkohë që, nëse edhe faza e shqyrtimit të ofertave përmbyllet pa ankesa i hapet rruga lidhjes së kontratës koncesionare dhe nisjes së punimve.
Tenderi për kompanitë e interesuara u hap nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa fillimisht afati për dorëzimin e ofertave ishte 17 shkurti. Por, më pas MIE vendosi shtyrjen, duke përcaktuar 10 marsin si afatin e ri për shprehjen e interesit nga kompanitë.
Sipas dokumenteve të tenderit vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet. Në këtë vlerë përfshihen kostot për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës që do të jetë autostradë e kategorisë A, nga rrugë e kategorisë C që është aktualisht.
Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km, ndërsa do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi dhe korsi të emergjencës, bankinë, tunel me dy tuba, si dhe vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin. Po ashtu koncesionari do të duhet të ndërtojë rrugët paralele të kategorisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse dhe rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C”, në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor.
Rruga fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjerë rrugorë Milot-Thumanë – Kashar – Lekaj – Rruga e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Ky aks është pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BE - së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë e Veriut me Ballkanin në Evropën Juglindore, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit të Mesdheut është rreth 1550 km, ndërsa 20% e tij apo 318 km shtrihen në territorin shqiptar.
Sondazh

Rreth 246 mijë emigrantë, votues më 11 maj - Shifrat përfundimtare nga KQZ. 40.6%, nga Italia. U refuzuan 48,180 kërkesa
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të votojnë 245,975 persona nga diaspora. Shifra e mësipërme është zyrtarizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve......

DIVA, 18 milionë euro në arkën e tatimeve - 2024, më shumë të ardhura. Rregulla të reja deklarimi për vitin në vijim
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 18 milionë euro nga tatimi mbi Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2024. Të dhënat zyrtare nga......

Kina “godet” produktet amerikane me 10-15% - Hyjnë në fuqi masat hakmarrëse ndaj administratës Trump
Tarifat 10-15% të Kinës për disa produkte bujqësore amerikane kanë hyrë në fuqi. Kjo është masa e fundit hakmarrëse e Pekinit kundër SHBA-së, që sapo ka......

Argëtimi dhe “veset” kushtuan më shumë në Shkurt/ Norma e inflacionit mbetet në 1.9%, por disa grupe regjistrojnë rritje të ndjeshme
Inflacioni në vend për muajin Shkurt ka ruajtur të njejtën normë prej 1.9% që regjistrohej edhe në muajin e parë të vitit aktual. Por, pavarësisht kësaj, të......

Nga dallon Banka e Zhvillimit prej shoqërive të tjera tregtare? - Do të raportojë direkt në BSH. Këshilli Mbikëqyrës, i pavarur nga shteti
Pas mbylljes së procesit të konsultimit publik, projektligji për Bankën e Zhvillimit është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me disa shtesa dhe ndryshime......

Kinë, tkurren importet në 2025 - Ndikimi i tarifave të Trump në tregun kinez
Importet e Kinës u tkurrën papritur gjatë periudhës janar-shkurt, ndërsa eksportet humbën vrullin, pasi presionet tarifore nga Shtetet e Bashkuara hodhën një......

“Faturë energjie 87.4% më e ulët” - Skema, shteti do mbulojë 50% të kostove për rinovimin e apartamenteve me eficiencë energjetike
50% e kostove për rinovimin e një apartamenti sipas parimeve të eficiencës së energjisë do të mbulohen nga shteti. Kjo është një prej skemave mbështetëse të......

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të ulët historik. Treguesi për Janarin fiksohet në 4.12%
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të parë të vitit,......