“Faturë energjie 87.4% më e ulët” - Skema, shteti do mbulojë 50% të kostove për rinovimin e apartamenteve me eficiencë energjetike
50% e kostove për rinovimin e një apartamenti sipas parimeve të eficiencës së energjisë do të mbulohen nga shteti. Kjo është një prej skemave mbështetëse të parashikuara në Strategjinë Afatgjatë të Rinovimit të Stokut të Ndërtesave, me qëllim arritjen e objektivave për uljen e konsumit të energjisë dhe dekarbonizimin e sektorit të ndërtimit deri në vitin 2050.
Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, mbështetja prej 50% e vlerës së nevojshme për investim do të sjellë një rritje të konsiderueshme të treguesve lidhur me zbatueshmërinë e investimit. Ndërkohë që, kosto efektiviteti do të pasqyrohet respektivisht te kursimet e përfituara nga buxheti i shtetit për shkak të reduktimit të energjisë së subvencionuar dhe te konsumatori fundor respektivisht kursimeve të përfituara mbi faturën e energjisë elektrike.
Aplikimi i masave të eficiencës së energjisë në ndërtesa redukton konsumin e energjisë deri në 87.4%. Strategjia Afatgjatë e Rinovimit të Stokut të Ndërtesave sjell të dhëna të sakta sesi ndikon termoizolimi dhe ndërhyrje të tjera në uljen e kostove energjetike në një apartament të pozicionuar në qytetin e Tiranës, që përkon me zonën A klimatike të Shqipërisë që ka dhe numrin më të madh të ndërtesave dhe banorëve, sipas Cenist 2023. Ndërtesa e zgjedhur për të qenë pjesë e analizës është një apartament familjar i ndërtuar në vitin 2010, që përbëhet nga një dhomë ndenje dhe kuzhinë, 2 dhoma fjetje, 1 korridor dhe 1 banjë, me sipërfaqe 80 m2.
Sipas skenarit 1, ku ndërhyrjet konsitojnë në termoizolimin e mureve, termoizolimin e çatisë dhe dyshemesë dhe zëvendësimin e dritareve, me dritare më eficiencë të lartë, konsumi i energjisë reduktohet në reduktohet me 46.8% në krahasim me skenarin bazë. Reduktimi shkon në 53% nëse përveç ndëhyrjeve të mësipërme bëhet edhe zëvendësimi i sistemit të ndriçimit dhe sistemit të ngrohjes me sistem me pompë nxehtësie eficiente. Ndërkohë që, nëse shtohen edhe panelet diellore për ngrohjen e ujit dhe panelet fotovoltaike për vetëprodhimin e energjisë elektrike, konsumi i energjisë reduktohet me 87.4%. “Duket qartë se kalimi nga skenari bazë në skenarin 1, 2 dhe 3 sjell përfitime të dukshme lidhur me konsumin e energjisë, tregues optimistë të qëndrueshmërisë financiare”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Sipas strategjisë, dekarbonizimi i sektorit të ndërtimit kërkon një total investimesh prej 24 mld euro, deri në vitin 2050.
Sondazh

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të ulët historik. Treguesi për Janarin fiksohet në 4.12%
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të parë të vitit,......

Kaos në aeroportet gjermane – Anulohen mbi 1 mijë udhëtime si pasojë e grevës së punonjësve!
Një grevë njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte gjermane, duke përfshirë qendrat e Frankfurtit dhe Mynihut dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të......

Kanada, Carney fiton garën për kryeministër - Ish-kreu i Bankës Qendrore do të zëvendësojë Trudeau
Ish-bankieri qendror Mark Carney fitoi garën për t'u bërë lider i Partisë Liberale në pushtet në Kanada dhe do të pasojë Justin Trudeau si kryeministër,......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë duke e nisur javën në kuota të luhatura sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Andis Harasani
Andis Harasani, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik, ka ndërruar jetë në moshën 53......

Femrat, më të rrezikuara nga varfëria-Rritet edhe pabarazia gjinore në paga. Meshkujt paguhen 7% më shumë
INSTAT ka publikuar para disa kohësh të dhënat për sa i përket nivelit të jetesës dhe rrezikut për të qenë të varfër. Këto statistika tregojnë qartë se në......

3 zonat më të zhurmshme në Tiranë-Ndotja akustike tej normave të lejuara, raporti: Efekte negative në shëndetin e banorëve
Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”,......

Pushteti vendor ankohet më shumë për tenderat-Në janar, KPP regjistroi 67 ankesa dhe depozitoi 14.8 mln lekë
Në janar, Komisioni i Prokurimit Publik, regjistroi në total 67 ankesa nga operatorët ekonomikë. Por referuar buletinit mujor, 66 ankesa janë për procedura......