Shqipëria Postuar më 10 Mars 2025, 11:54

Nga dallon Banka e Zhvillimit prej shoqërive të tjera tregtare? - Do të raportojë direkt në BSH. Këshilli Mbikëqyrës, i pavarur nga shteti

Nga Ledina Elezi

Nga dallon Banka e Zhvillimit prej shoqërive të tjera tregtare? - Do

Pas mbylljes së procesit të konsultimit publik, projektligji për Bankën e Zhvillimit është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me disa shtesa dhe ndryshime të reja. Por, cilat janë këto ndryshime?

Fillimisht, në projektligj jepen më tepër detaje mbi marrëdhënien që do të ketë Banka e Zhvillimit me Bankën e Shqipërisë. Qytetarët mund të hapin depozita në Bankën e Zhvillimit, përmes kalimit të kursimeve të tyre në Postën Shqiptare. Pavarësisht se Posta Shqiptare ka vite që operon në treg, për të garantuar sigurinë e kursimeve të qytetarëve dhe besueshmërinë e këtyre të fundit, aktiviteti i mbledhjes së produkteve të kursimit nga Posta Shqiptare, do të mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Kursimet e shqiptarëve në depozita do të përdoren për financimin e projekteve zhvillimore dhe të infrastrukturës.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive. Megjithatë, mbikëqyrja e Bankës së Shqipërisë do të rregullohet së shpejti me një rregullore të posaçme.

Për sa i përket raportit me bankat tregtare, veprimtaria e Bankës së Zhvillimit do të rregullohet përmes një ligji të posaçëm dhe jo përmes ligjit ekzistues për bankat. Kjo për arsye se Banka e Zhvillimit nuk ka të njëjtin rol si një bankë tregtare, sepse nuk konkurron në tregun financiar, por mbështet projekte të politikës ekonomike dhe publike, nuk ka për qëllim fitimin, por financimin e zhvillimit ekonomik në sektorë të nënfinancuar dhe ka një mandat të veçantë zhvillimor.

Gjithashtu, Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk do të përfshijë edhe disa pika të ligjit për shoqëritë tregtare. Përdorimi i modelit të shoqërisë tregtare do ta bënte bankën të varur nga vendimmarrja e qeverisë, duke e ekspozuar ndaj ndikimit politik afatshkurtër, që mund të ndryshojë drejtimin strategjik të bankës, vendimmarrjes jo të qëndrueshme, për shkak të ndryshimeve në qeveri, paaftësisë për të funksionuar me pavarësi profesionale, pasi bordi do të ishte i detyruar të ndjekë interesat e aksionarit shtetëror.

Në të njëjtën mënyrë, me përjashtimin e caktuar në ligjin e posaçëm, Banka Shqiptare e Zhvillimit ka nevojë për një model qeverisës të veçantë, ku Këshilli Mbikëqyrës ka pavarësi nga aksionari (pra shteti), vendimet e Bankës bazohen në një plan afatgjatë zhvillimor, jo në ndryshime të shpejta politike, siç ka ndodhur në rastin e Bankës së Serbisë, e cila shkoi drejt falimentimit.

Në këtë kontekst, edhe pse Banka e Zhvillimit ka formën juridike të një shoqërie aksionare, aktiviteti i saj financiar dhe modeli i saj operacional dallohen nga shoqëritë aksionare të zakonshme. Duke qenë se Banka Shqiptare e Zhvillimit luan një rol strategjik në financimin e zhvillimit ekonomik, kërkohet një qasje më e rreptë rregullatore sesa një shoqëri aksionare e zakonshme.

Banka e Zhvillimit do të mund të emetojë instrumente financiare, si obligacionet e zhvillimit ose garancitë shtetërore, për të siguruar burime shtesë financimi për projekte strategjike. Ajo nuk synon të kryejë emetimin e titujve të borxhit përmes ofertës publike. Po ashtu, depozitat nuk do t'i nënshtrohen kërkesave të ligjit për tregjet e kapitalit.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë duke e nisur javën në kuota të luhatura sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat