Argëtimi dhe “veset” kushtuan më shumë në Shkurt/ Norma e inflacionit mbetet në 1.9%, por disa grupe regjistrojnë rritje të ndjeshme
Inflacioni në vend për muajin Shkurt ka ruajtur të njejtën normë prej 1.9% që regjistrohej edhe në muajin e parë të vitit aktual. Por, pavarësisht kësaj, të dhënat tregojnë se disa grupe kanë pësuar ndryshime të rëndësishme sa i përket këtij treguesi.
Nëse flasim për kontributin e grupeve kryesore, të dhënat tregojnë për një situatë të pandryshuar, ku me ndikim negativ gjejmë vetëm transportin me 0.14 pikë përqindje. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.97 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.27 pikë përqindje.
Nëse kalojmë tek ndryshimet vjetore të grupeve shohim se krahasuar me muajin Shkurt 2024 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6.5%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.5%. Kjo është vlera më e lartë për këto dy grupe në harkun kohor të një viti.
Ndjek me rritje grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 2.8% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.4%, “Komunikimi” me 1.2%, “Shërbimi arsimor” me 0.9%, “Shëndeti” me 0.6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.4%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2.2%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “mish” patën një rritje me 4.0%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 3.2%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2.8%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1.7%, “peshk” me 1.1%, etj.
Sondazh

Nga dallon Banka e Zhvillimit prej shoqërive të tjera tregtare? - Do të raportojë direkt në BSH. Këshilli Mbikëqyrës, i pavarur nga shteti
Pas mbylljes së procesit të konsultimit publik, projektligji për Bankën e Zhvillimit është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me disa shtesa dhe ndryshime......

Kinë, tkurren importet në 2025 - Ndikimi i tarifave të Trump në tregun kinez
Importet e Kinës u tkurrën papritur gjatë periudhës janar-shkurt, ndërsa eksportet humbën vrullin, pasi presionet tarifore nga Shtetet e Bashkuara hodhën një......

“Faturë energjie 87.4% më e ulët” - Skema, shteti do mbulojë 50% të kostove për rinovimin e apartamenteve me eficiencë energjetike
50% e kostove për rinovimin e një apartamenti sipas parimeve të eficiencës së energjisë do të mbulohen nga shteti. Kjo është një prej skemave mbështetëse të......

Kreditë me probleme bien sërish/ Pranë nivelit më të ulët historik. Treguesi për Janarin fiksohet në 4.12%
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar ka pësuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit të parë të vitit,......

Kaos në aeroportet gjermane – Anulohen mbi 1 mijë udhëtime si pasojë e grevës së punonjësve!
Një grevë njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte gjermane, duke përfshirë qendrat e Frankfurtit dhe Mynihut dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të......

Kanada, Carney fiton garën për kryeministër - Ish-kreu i Bankës Qendrore do të zëvendësojë Trudeau
Ish-bankieri qendror Mark Carney fitoi garën për t'u bërë lider i Partisë Liberale në pushtet në Kanada dhe do të pasojë Justin Trudeau si kryeministër,......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë duke e nisur javën në kuota të luhatura sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Andis Harasani
Andis Harasani, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik, ka ndërruar jetë në moshën 53......