Papunësia në eurozonë, në nivelet më të ulëta - Shtetet e Evropës Jugore udhëheqin rritjen e vendeve të punës

Papunësia në eurozonë ka shënuar nivele të ulëta historike në muajt e fundit. Vendet e Evorpës Jugore si Spanja, Italia dhe Portugalia kryesojnë në zgjerimin e vendeve të punës, duke zbutur pasiguritë ekonomike.
Norma e papunësisë së eurozonës, e përshtatur sezonalisht, ishte 6.2% në qershor 2025, e pandryshuar nga muaji maj dhe më e ulët se shifra 6.4% në qershor 2024.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, norma e papunësisë në të gjithë BE-në ishte 5.9% në qershor 2025, gjithashtu e qëndrueshme krahasuar me majin dhe në rënie nga 6.0% në qershorin e kaluar.
Në total, rreth 12.97 milionë persona ishin të papunë në BE këtë qershor, prej të cilëve 10.7 milionë në eurozonë. Midis vendeve anëtare, shkalla më e ulët u regjistrua në Maltë (2.5%), ndërsa më e larta në Spanjë (10.4%).
Megjithatë, zgjerimi i vendeve të punës është më i fortë në vendet jugore të eurozonës, krahasuar me ekonomitë veriore ku shifrat janë ulur vitet e fundit.
Papunësia ka rënë në Spanjë, Itali dhe Portugali, ndërsa ka mbetur e qëndrueshme në Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Holandë. Shtete si Austria, Polonia, Danimarka dhe Finlanda kanë shënuar rritje.
“Ekonomia e eurozonës po përballet me pasiguri të mëdha për momentin, por sondazhet për aktivitetin dhe punësimin në biznese nuk janë negative,” shpjegojnë ekspertët.
Sipas tyre, papunësia pritet të vazhdojë të qëndrojë pranë niveleve më të ulëta historike. “Kjo tendencë zbut ndikimin e pasigurisë ekonomike mbi kërkesën e brendshme, gjë që përforcon pritshmërinë për rritje të vazhdueshme në tremujorët e ardhshëm,” thonë analistët.
Rruga e Dukagjinit, punimet e aksit Prekal-Lotaj-Ndërlysaj - Rama: Një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit
Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, i cili kalon nëpër luginën e Valbonës për të vijuar më tej me Gjakovën në......
Planet e qeverisë, në 2030 të ardhura nga turizmi 6.7 mld euro - “Strategjia Kombëtare e Turizmit 2030”: Ja 6 prioritetet e mëdha!
Qeveria shqiptare ka shpallur ambicjen e saj që në vitin 2030 të ardhurat nga sektori i turizmit në shqipëri të shkojnë rreth 6.7 miliardë euro me një rritje......
Italianët të interesuar për Bazën Detare të Pashalimanit - Synohet ringritja e kantjerit detar për prodhimin e anijeve të Forcës Detare
Investitorë italianë janë të interesuar për të ringritur dhe vënë në funksion Bazën Detare të Pashalimanit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrii i mbrojtjes......
Primet dhe kontratat për sigurimet motorike - Rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Primet e......
Të ardhurat nga akciza/ MF: Rritje prej 3,2 miliardë lekë!
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga akciza për periudhën janar – qershor të këtij viti arritën në 32,1 miliardë lekë, duke......
Administrimi i banesave kolektive – Çfarë risish sjell ligji i ri për bashkëpronësinë?
Ligji i ri sjell një qasje të detyrueshme dhe të organizuar për administrimin e pallateve, duke i dhënë fund situatës ku shumë ndërtesa ishin të pambuluara......
SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës - Dakordësimi një ditë pasi Trump i vendosi tarifa prej 25% Indisë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës......
Shtimi i fluksit turistik nxit blerjen e pasurive nga të huajt - BSH: Blerjet e shtëpive nga të huajt zënë 29% të totalit të IHD-ve
Në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në aktivitetin e pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro. Shifra është......





