SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës - Dakordësimi një ditë pasi Trump i vendosi tarifa prej 25% Indisë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës të vendit të Azisë Jugore. "Sapo kemi arritur një marrëveshje me Pakistanin, sipas së cilës Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku për të zhvilluar rezervat e tyre të mëdha të naftës", shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Pakistani tha se marrëveshja do të rezultojë në tarifa më të ulëta për eksportet e tij në Shtetet e Bashkuara. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i vendit, Ishaq Dar, e konfirmoi marrëveshjen në një deklaratë.
"Pakistani po arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara", shkroi ai në platformën X, pa dhënë detaje të mëtejshme. Detajet e marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit mbeten të paqarta.
Ministri i Financave i Pakistanit, Mohammad Aurangzeb, tha se kishte zhvilluar takime me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington dhe e quajti marrëveshjen një "fitore për të dyja palët" si për vendin e tij, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.
Aurangzeb po viziton kryeqytetin e SHBA për herë të dytë brenda dy javësh për atë që ai e quajti fazën përfundimtare të negociatave mbi një marrëveshje tarifore.
"Nga perspektiva jonë, kjo ka qenë gjithmonë për më shumë sesa një imperativ i menjëhershëm komercial, dhe objektivi i saj ishte, dhe mbetet, që tregtia dhe investimet ecin paralalelisht", tha ai në një video të publikuar nga Ministria e Financave e Pakistanit.
Ky zhvillim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Uashingtoni vendosi tarifa prej 25% ndaj Indisë, rivalit historik të Islamabadit.
Shtetet e Bashkuara vendosën këto tarifa dhe sanksione të tjera financiare, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht, për tregtinë midis Indisë dhe Rusisë, pavarësisht luftës që vazhdon në Ukrainë. Trumpi kritikoi ekonomitë ruse dhe indiane, duke shtuar se kjo e fundit kishte një nga tarifat më të larta në botë.

Shtimi i fluksit turistik nxit blerjen e pasurive nga të huajt - BSH: Blerjet e shtëpive nga të huajt zënë 29% të totalit të IHD-ve
Në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në aktivitetin e pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro. Shifra është......

Besimi në ekonomi, turizmi dhe tregtia faktorët më nxitës - BSH: Vlerësimi pozitiv për shkak të pritshmërive nga sezoni veror
Besimi në ekonomi rezulton të jetë përmirësuar gjatë muajit korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u......

India tejkalon Kinën në tregun e komunikacionit - Bëhet eksportuesi më i madh i telefonave inteligjentë në SHBA
India ka kaluar Kinën për herë të parë si eksportuesi kryesor i telefonave “smart” në tregun amerikan, sipas një raporti të publikuar nga firma kërkimore......

Sllovenia ndalon tregtinë e armëve me Izrealin - Bëhet shteti i parë evropian që merr këtë vendim
Sllovenia u bë vendi i parë në BE që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin, si reagim ndaj veprimeve në Gaza. Vendimi vjen pasi Bashkimi Evropian dështoi të......

Stili veror për meshkuj në QTU - Uljet e fundit deri në 70%, nxitoni të visheni me stil dhe të kurseni
Nëse mendoni se moda verore për meshkuj është e kufizuar në dy-tre stile të zakonshme, një vizitë në QTU do t’ju bindë për të kundërtën. Nga kombinimet......

Itali, Armani gjobitet me 3.5 milionë euro - Rregullatori e ndëshkon për praktika të padrejta tregtare
Rregullatori italian gjobiti Giorgio Armani me 3.5 milionë euro për parkika të dyshimta tregtare dhe shkelje të kushteve të punës. Armani mohoi akuzat dhe......

Trump shkarkon zyrtaren e Departamentit të Punës - Shkak, raporti për punësimin në rënie. “Hapet dera” për ndikim në Fed!
Presidenti Donald Trump shkarkoi një zyrtare të lartë të Departamentit të Punës pas publikimit të një raporti zhgënjyes për tregun e punës. Ndërkohë,......

Kina ofron 1500 dollarë për çdo fëmijë - Paketa e qeverisë synon të nxisë numrin e lindjeve në vend
Kina, si shumë vende të tjera, është e shqetësuar për shkallën e saj të lindjeve dhe po u ofron prindërve të ardhshëm një nxitje financiare për të pasur......