Italianët të interesuar për Bazën Detare të Pashalimanit - Synohet ringritja e kantjerit detar për prodhimin e anijeve të Forcës Detare
Investitorë italianë janë të interesuar për të ringritur dhe vënë në funksion Bazën Detare të Pashalimanit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrii i mbrojtjes Pirri Vengu, i cili ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video ku tregohet se tashmë ka nisur vlerësimi Teknik I bazës së mirënjohur shqiptare. Në postimin e tij Vengu shkruan se “Ka nisur vlerësimi teknik me partnerët italianë me qëllim ringritjen e kantjerit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare”.
Sipas drejtuesit të dikasterit të mbrojtjes interesi I të huajve për të investuar në kapacitet ushtarake të vendit tonë është I lartë. Vengu shkruan se “Në 9 muajt e fundit, 20 shoqëri prodhuese të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar me KAYO, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak “Made in Albania”.
Sipas tij përgjatë muajve qershor dhe korrik 2025, janë finalizuar negociatat me tre prej tyre duke i hapur rrugën themelimit të 3 sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner në prodhimin e:
Mjeteve të blinduara & mjeteve të emergjencave civile;
Uniformave dhe pajimeve personale;
Municioneve;
Ministri bën të ditur gjithashtu se po vijojmë negociatat për prodhimin e armatimit të lehtë, si dhe asemblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë.

Primet dhe kontratat për sigurimet motorike - Rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Primet e......

Të ardhurat nga akciza/ MF: Rritje prej 3,2 miliardë lekë!
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga akciza për periudhën janar – qershor të këtij viti arritën në 32,1 miliardë lekë, duke......

Administrimi i banesave kolektive – Çfarë risish sjell ligji i ri për bashkëpronësinë?
Ligji i ri sjell një qasje të detyrueshme dhe të organizuar për administrimin e pallateve, duke i dhënë fund situatës ku shumë ndërtesa ishin të pambuluara......

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës - Dakordësimi një ditë pasi Trump i vendosi tarifa prej 25% Indisë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës......

Shtimi i fluksit turistik nxit blerjen e pasurive nga të huajt - BSH: Blerjet e shtëpive nga të huajt zënë 29% të totalit të IHD-ve
Në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në aktivitetin e pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro. Shifra është......

Besimi në ekonomi, turizmi dhe tregtia faktorët më nxitës - BSH: Vlerësimi pozitiv për shkak të pritshmërive nga sezoni veror
Besimi në ekonomi rezulton të jetë përmirësuar gjatë muajit korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u......

India tejkalon Kinën në tregun e komunikacionit - Bëhet eksportuesi më i madh i telefonave inteligjentë në SHBA
India ka kaluar Kinën për herë të parë si eksportuesi kryesor i telefonave “smart” në tregun amerikan, sipas një raporti të publikuar nga firma kërkimore......

Sllovenia ndalon tregtinë e armëve me Izrealin - Bëhet shteti i parë evropian që merr këtë vendim
Sllovenia u bë vendi i parë në BE që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin, si reagim ndaj veprimeve në Gaza. Vendimi vjen pasi Bashkimi Evropian dështoi të......