Planet e qeverisë, në 2030 të ardhura nga turizmi 6.7 mld euro - “Strategjia Kombëtare e Turizmit 2030”: Ja 6 prioritetet e mëdha!
Qeveria shqiptare ka shpallur ambicjen e saj që në vitin 2030 të ardhurat nga sektori i turizmit në shqipëri të shkojnë rreth 6.7 miliardë euro me një rritje afërsit 50 për qind krahasuar me ato që sektori solli në vitin 2024.
Në dokumentin e “Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2030”, të miratuar pak ditë më parë në Këshillin e ministrave janë caktuar gjashtë prioritete bazë për këtë sektor ndër më të rëndësishmit në ekonomi. Kështi në 5 vitet në vijim prioritare do të jenë:
-Investimet në sektorin e turizmit dhe transportit
-Përshtatja më e mirë e Politikave fiskale dhe rregullatore
-Mirë menaxhimi i destinacioneve turistike të vendit
-Zhvillimi i mëtejshëm i produktit turistik që Shqipëria ofron
Një marketing sa më i përshtashëm për këto destinacioneve si edhe Ngritja e kapaciteteve turistike dhe zhvillimi i burimeve njerëzore në këtë sektor.
Duke synuar konsolidimin e ofertës turistike shqiptare në strategjinë e re është bërë edhe një ndarje e re rajonale ku përcaktohen si zona më vete: Rajoni bregdetit të Adriatikut, Rajoni verior i brendshëm, Rajoni turistik i Tiranës, Rajoni turistik Qëndror, Rajoni i bregdetit të Jonit dhe Rajoni Jugor i brenshëm.
Në gjuhën e shifrave strategjia parashikon që vendi të ketë mbi 477 mijë shtretër në 2030 përkundër 270 mijë shtretërve që ishin në 2023.
Të punësuar në sektor planifikohen mbi 73 mijë në 2030 përkundër 42 mijë punonjësve që ishin në turizëm në 2023. Të ardhurat nga taksat prashikohet të jenë mbi 85 milion euro ose katër herë më shumë se në vitin 2023. I gjithë sektori planifikohet të ketë një xhiro biznesi prej 6.7 miliard euro përkundër 4.16 miliardë euro që ishin në 2023.
Ambicjet e qeverisë për turizmin dhe marketingu i viteve të fundit e kanë kthyer këtë sektor ndër më të rëndësishmit e ekonomisë së vendit.

Italianët të interesuar për Bazën Detare të Pashalimanit - Synohet ringritja e kantjerit detar për prodhimin e anijeve të Forcës Detare
Investitorë italianë janë të interesuar për të ringritur dhe vënë në funksion Bazën Detare të Pashalimanit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrii i mbrojtjes......

Primet dhe kontratat për sigurimet motorike - Rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Primet e......

Të ardhurat nga akciza/ MF: Rritje prej 3,2 miliardë lekë!
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga akciza për periudhën janar – qershor të këtij viti arritën në 32,1 miliardë lekë, duke......

Administrimi i banesave kolektive – Çfarë risish sjell ligji i ri për bashkëpronësinë?
Ligji i ri sjell një qasje të detyrueshme dhe të organizuar për administrimin e pallateve, duke i dhënë fund situatës ku shumë ndërtesa ishin të pambuluara......

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës - Dakordësimi një ditë pasi Trump i vendosi tarifa prej 25% Indisë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës......

Shtimi i fluksit turistik nxit blerjen e pasurive nga të huajt - BSH: Blerjet e shtëpive nga të huajt zënë 29% të totalit të IHD-ve
Në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në aktivitetin e pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro. Shifra është......

Besimi në ekonomi, turizmi dhe tregtia faktorët më nxitës - BSH: Vlerësimi pozitiv për shkak të pritshmërive nga sezoni veror
Besimi në ekonomi rezulton të jetë përmirësuar gjatë muajit korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u......

India tejkalon Kinën në tregun e komunikacionit - Bëhet eksportuesi më i madh i telefonave inteligjentë në SHBA
India ka kaluar Kinën për herë të parë si eksportuesi kryesor i telefonave “smart” në tregun amerikan, sipas një raporti të publikuar nga firma kërkimore......