Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2025, 12:08

Primet dhe kontratat për sigurimet motorike - Rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025

Nga Edel Strazimiri

Primet dhe kontratat për sigurimet motorike - Rritje të ndjeshme

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik për periudhën janar–maj 2025 kapën vlerën e rreth 7532 milionë lekëve, me një rritje prej 13,38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i detyrueshëm i automjeteve në Shqipëri (MTPL e brendshme) regjistroi në periudhën janar–qershor 2025 një rritje prej 13,39% në vëllimin e primeve të shkruara bruto. Kjo rritje shoqërohet edhe me 7,01% më shumë kontrata, krahasuar me janar–qershor 2024.

Sigurimi ndërkombëtar “Kartoni Jeshil” shënoi gjithashtu rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe. Vëllimi i primeve të shkruara bruto u rrit me 14,52%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 11,23%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe sigurimi kufitar, i cili ofrohet për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar, shënoi rritje. Primet e shkruara bruto u rritën me 5,50%, ndërsa numri i kontratave u rrit me 3,74%, krahasuar me janar–qershor 2024.

Rritjet e shënuara pasqyrojnë një interes më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për të garantuar mbrojtje financiare nëpërmjet sigurimeve motorike.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...