Të ardhurat nga akciza/ MF: Rritje prej 3,2 miliardë lekë!
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga akciza për periudhën janar – qershor të këtij viti arritën në 32,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 3,2 miliardë lekësh, ose 11,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
MF informon gjithashtu se në raport me planin e parashikuar për këtë periudhë, të ardhurat janë realizuar në masën 4,8% më tepër, ose 1,5 miliardë lekë mbi pritshmëritë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kjo rritje vjen si rezultat i shtimit të importeve të karburantit, cigareve, pijeve alkoolike dhe kafesë.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë zhdoganuar 44’000 tonë karburant më shumë, 96 tonë cigare më shumë, 97 tonë kafe më shumë, si dhe 4’770 tonë birrë më shumë, krahasuar me janar-qershor 2024.
Këto të dhëna konfirmojnë tendencën pozitive të të ardhurave doganore dhe ndikimin e rritjes së konsumit në mbledhjen e të ardhurave nga akciza.

Administrimi i banesave kolektive – Çfarë risish sjell ligji i ri për bashkëpronësinë?
Ligji i ri sjell një qasje të detyrueshme dhe të organizuar për administrimin e pallateve, duke i dhënë fund situatës ku shumë ndërtesa ishin të pambuluara......

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës - Dakordësimi një ditë pasi Trump i vendosi tarifa prej 25% Indisë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës......

Shtimi i fluksit turistik nxit blerjen e pasurive nga të huajt - BSH: Blerjet e shtëpive nga të huajt zënë 29% të totalit të IHD-ve
Në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në aktivitetin e pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro. Shifra është......

Besimi në ekonomi, turizmi dhe tregtia faktorët më nxitës - BSH: Vlerësimi pozitiv për shkak të pritshmërive nga sezoni veror
Besimi në ekonomi rezulton të jetë përmirësuar gjatë muajit korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u......

India tejkalon Kinën në tregun e komunikacionit - Bëhet eksportuesi më i madh i telefonave inteligjentë në SHBA
India ka kaluar Kinën për herë të parë si eksportuesi kryesor i telefonave “smart” në tregun amerikan, sipas një raporti të publikuar nga firma kërkimore......

Sllovenia ndalon tregtinë e armëve me Izrealin - Bëhet shteti i parë evropian që merr këtë vendim
Sllovenia u bë vendi i parë në BE që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin, si reagim ndaj veprimeve në Gaza. Vendimi vjen pasi Bashkimi Evropian dështoi të......

Stili veror për meshkuj në QTU - Uljet e fundit deri në 70%, nxitoni të visheni me stil dhe të kurseni
Nëse mendoni se moda verore për meshkuj është e kufizuar në dy-tre stile të zakonshme, një vizitë në QTU do t’ju bindë për të kundërtën. Nga kombinimet......

Itali, Armani gjobitet me 3.5 milionë euro - Rregullatori e ndëshkon për praktika të padrejta tregtare
Rregullatori italian gjobiti Giorgio Armani me 3.5 milionë euro për parkika të dyshimta tregtare dhe shkelje të kushteve të punës. Armani mohoi akuzat dhe......