Greqia “josh” investitorët e huaj - Investimet e huaja direkte u rritën me 41.5% në vitin 2024
Greqia regjistroi performancën e saj të dytë më të mirë në pesë vitet e fundit në 2024, për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte (IHD). Sipas raportit vjetor të publikuar nga Organizata e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim), IHD-të arritën në 7.3 miliardë dollarë, një zgjerim prej 41.5% krahasuar me vitin 2023. Vërehet se performanca më e lartë u regjistrua në vitin 2022, kur investimet arritën në 8.45 miliardë dollarë.
Investimi i madh i Masdar në TERNA Energy, si dhe blerja e aksioneve shtesë të Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës nga Avialliance, janë ndër faktorët kryesorë të rritjes. IHD-të luajtën gjithashtu një rol vendimtar në sektorin e pasurive të paluajtshme. Në fakt, rritja e pragut minimal për marrjen e "vizës së artë" solli investime të mëdha nga të huajt në këtë sektor.
Nga totali prej 7.3 miliardë në vitin 2024, investimet për blerjet dhe shkrirjet e subjekteve të biznesit grek nga kapitali i huaj ishin 1.49 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje prej 47.3%. Ndryshe nga vitet e tjera, investimet në sektorin e gjelbër u zgjeruan në vitin 2024, duke arritur në 3.41 miliardë dollarë, një rritje prej 165.1%.
Prodhimi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme janë sektorët që tërheqin më shumë investitorë. Trendi i kundërt u regjistrua në lidhje me investimet greke jashtë vendit, pasi në vitin 2024 ato ranë me 42% dhe arritën në afërsisht 2.62 miliardë dollarë, nga 4.51 miliardë dollarë në 2023.
Trendi pozitiv vazhdon edhe në vitin aktual. Sipas të dhënave të Bankës së Greqisë, në tremujorin e parë të vitit 2025, flukset e IHD-ve ishin më të larta krahasuar me ato të periudhës përkatëse në vitin 2024 dhe arritën në 1.2 miliardë euro, duke reflektuar investimet në aksione dhe pasuri të paluajtshme. Sektorët që tërheqin më shumë IHD janë ato të prodhimit, ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.
Rreziqet potenciale për rrjedhën e investimeve të huaja janë lufta e mundshme tregtare globale dhe ulja e kërkesës ndërkombëtare për shkak të tarifave, thuhet në raportin e Bankës së Greqisë.
Për sa i përket Evropës, investimet e huaja direkte pësuan një rënie të ndjeshme prej 58% dhe u kufizuan në 220 miliardë dollarë.

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit? - Një bllokadë totale do të çonte çmimin e naftës mbi 200 dollarë për fuçi
‘Bab as-Salam’ apo 'Porta e Paqes' është quajtur Ngushtica e Hormuzit në arabisht për shekuj me radhë. Kjo rrugë kyçe ujore mund të bëhet porta hyrëse për......

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin teokratik të pajiset me armë bërthamore
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku SHBA sulmuan bazat bërthamore të Iranit. Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria mbështet......

Parlamenti iranian kërkon mbylljen e ngushticës së Hormuzit - Ekonomia botërore në rrezik
Majlisi, Parlamenti i Teheranit, “ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të......

SHBA sulmon Iranin! - Përshkallëzohet konflikti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tre impiante bërthamore iraniane. Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sulmin në një postim në rrjetin e......

Siguria në plazhe, Kryeministri Rama: Trajnime në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det
Siguria në zonat bregdetare është një nga çështjet më të rëndësishme të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një videoje të publikuar në......

Ulen kostot për bizneset - “SmartFin”/ Platformë pa pagesë për raportimet financiare
Bizneset do ta kenë më të thjeshtë të bëjnë raportimet financiare dhe pa kosto, përmes një platforme dixhitale. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe......

SHBA “prodhon” 1,000 milionerë të rinj çdo ditë - Amerikanët përbënin mbi 50% të totalit të shtuar në vitin 2024
Shtetet e Bashkuara krijuan 1,000 milionerë të rinj çdo ditë të vitit të kaluar, sipas një raporti të ri nga banka e investimeve UBS. Kombi i tejkaloi......

“Izraeli ka shkelur marrëveshjen me BE”-Raporti citon shkelje të të drejtave të njeriut gjatë operacioneve në Gaza
Sipas shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, të dhënat tregojnë se Izraeli ka shkelur detyrimet për të drejtat e njeriut, në bazë të një pakti që......