“Izraeli ka shkelur marrëveshjen me BE”-Raporti citon shkelje të të drejtave të njeriut gjatë operacioneve në Gaza
Sipas shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, të dhënat tregojnë se Izraeli ka shkelur detyrimet për të drejtat e njeriut, në bazë të një pakti që rregullon lidhjet e tij me bllokun.
Duke cituar vlerësime nga institucione të pavarura ndërkombëtare, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm tha se "Izraeli ka shkelur detyrimet e tij për të drejtat e njeriut sipas Nenit 2 të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael".
"Kufizimet e vazhdueshme të Izraelit në sigurimin e ushqimit, ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe furnizimeve të tjera jetësore ndikojnë në të gjithë popullsinë e Gazës, që është e pranishme në territorin e prekur", thuhet në dokument.
I pyetur në lidhje me shqyrtimin e BE-së, një zyrtar izraelit e quajti atë "një raport të njëanshëm që ilustron standardet e dyfishta që blloku përdor ndaj Izraelit".
Sipas Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, që hyri në fuqi në vitin 2000, vendet ranë dakord që marrëdhënia e tyre "do të bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike".
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, njoftoi në muajin maj se blloku do të shqyrtonte nëse Izraeli po i përmbushte kushtet e paktit, pasi më shumë se gjysma e anëtarëve të BE-së mbështetën kryerjen e një rishikimi.
Raporti përfshin një seksion kushtuar situatës në Gaza, duke mbuluar çështje që lidhen me mohimin e ndihmës humanitare, sulmet që shkaktuan një numër të konsiderueshëm viktimash, ato ndaj spitaleve dhe objekteve mjekësore, si dhe mungesën e përgjegjësisë.
Dokumenti mbështetet në "fakte të verifikuara dhe vlerësime të bëra nga institucione të pavarura ndërkombëtare, dhe me fokus në ngjarjet më të fundit në Gaza dhe Bregun Perëndimor".
Izraeli ka thënë se respekton ligjin ndërkombëtar dhe se operacionet në Gaza janë të nevojshme për të shkatërruar Hamasin, grupin palestinez përgjegjës për sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë raportin gjatë një takimi në Bruksel të hënën. Vendet anëtare mbeten të ndara në qasjen e tyre ndaj Izraelit. Pavarësisht të dhënave, nuk priten vendime konkrete në seancën e së hënës, por ministrat do t'i rikthehen kësaj teme gjatë takimit të radhës në korrik.

Turizmi “fton” kapitalin nga jashtë BE-së/ Akomodimi bëhet portë hyrëse për kapitalin jo-europian në Shqipëri
Rreth 5.3% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri janë me kapital të huaj ose të përbashkët me partnerë ndërkombëtarë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare.......

Sa më shumë punonjës, aq më pak drejtuese femra/ Raport më pozitiv në ndërmarrjet e vogla. Burrat kryesojnë në drejtim
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhëna të detajuara mbi aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve në Shqipëri për vitin 2024.......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 4 muaj, autokonsumatorët hodhën në rrjet 943 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Sa investojmë për kulturën? Shqipëria, në garë me vende e tjera për vlerat historike
Në vitin 2024, Shqipëria ka ulur disi shpenzimet publike për Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ashtu......

A do rrisin çmimet pagat referencë në turizëm? - Ekspertët fiskal e kundërshtojnë, ndikim në kostot e bizneseve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe......

Shqiptarët pas luksit, sekonda pas sekonde - Në 5 muaj, u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro
Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë vijojnë të shqetësojnë xhepin e qytetarëve, një tjetër tregues tregon se luksit nuk i ka rënë ora! Shqiptarët po......

Investimet globale u tkurrën me 11% në 2024 - OKB paralajmëron: Tarifat tregtare mund të përkeqësojnë situatën
Investimet efektive globale ranë për të dytin vit radhazi në 2024, me frikën se situata mund të përkeqësohet këtë vit. Tensionet tregtare po lëkundin besimin......

BEI rrit limitin e huadhënies - Trefishohet financimi për mbrojtjen evropiane
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet vjetore të huadhënies së Bankës Evropiane të Investimeve në 100 miliardë euro këtë vit......