Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2025, 12:50

Projekti për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë - Zgjerim i trasesë, 4 stacione të reja dhe rindërtim i tunelit me gjatësi 380 m

Nga Ola Mitre

Projekti për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë - Zgjerim i

Përpjekjet për sigurimin e fondeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës –Rrogozhinë kanë disa vite që kanë nisur, teksa në nëntor të vitit 2020 përfundoi edhe Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, një dokument që jep edhe detaje të projektit. 

Sipas tij, projekti për rehabilitimin e këtij segmenti me gjatësi rreth 34 km, përfshin zgjerimin e trasesë hekurudhore, ndërtimin nga e para të urave në përputhje me kushtet sizmike dhe gjeologjike të zonës, si dhe prishjen dhe rindërtimin e tunelit të Rrogozhinës me gjatësi 380 metra. Gjithashtu, do të ndërtohen stacione të reja në Golem, Kavajë, Lekaj dhe Rrogozhinë, të pajisura me sisteme sinjalistike dhe komode për udhëtarët.

Ndërhyrjet do të përfshijnë edhe instalimin e sistemeve të reja të sigurisë në kalesat në nivel, mbylljen e atyre të paautorizuara dhe ndërtimin e rrugëve dytësore për të garantuar qarkullim lokal. Gjithë gjurma do të rrethohet me gardh mbrojtës, ndërsa në vendkalimet e mbetura do të vendosen barriera automatike dhe kamera sigurie.

Një element tjetër teknik është rehabilitimi i trekëndëshit të Shkozetit, i cili do të lejojë trenat që vijnë nga jugu dhe Elbasani të kalojnë në drejtim të veriut pa hyrë më në stacionin e Durrësit, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve në të gjithë rrjetin.

Nga aspekti mjedisor, projekti shoqërohet me një vlerësim të detajuar për ndikimin në peizazh, përmbytje, ndotje akustike dhe mbrojtje të habitatit. Qëllimi është ndërtimi i një hekurudhe moderne, të sigurt dhe të qëndrueshme për dekadat në vijim, si dhe të të ndihmojë vendin në përmbushjen e objektivave për një sistem transporti të gjelbër dhe të integruar me rrjetin evropian

 

 

Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat