BE, 3 miliardë euro për karburantet e gjelbra - Objektivi, ulja e emetimeve të karbonit nga transporti ajror dhe detar

Komisioni Evropian njoftoi një plan prej 2.9 miliardë eurosh për të rritur investimet në karburantet e gjelbra deri në vitin 2027, me qëllim reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit nga transporti ajror dhe detar. Së bashku, këto dy forma transporti përbëjnë rreth 26.4% të emetimeve në sektorin e bllokut.
Me synimin e BE-së për neutralitet klimatik deri në vitin 2050 krahasuar me nivelet e vitit 1990, ulja e ndotjes në transportin ajror dhe detar është e domosdoshme, por njëkohësisht sfiduese për 27 vendet anëtare. Avionët dhe anijet tregtare janë më të vështirat për t’u dekarbonizuar dhe aktualisht përdorin kryesisht karburante fosile, pavarësisht ligjeve të bllokut që synojnë të arrijnë neutralitetin klimatik në këtë sektor.
“Kjo paketë synon të forcojë konkurrueshmërinë e Europës, duke ecur drejt një të ardhmeje me zero emetime neto. Me investimet në rritjen e karburanteve të rinovueshme dhe me karbon të ulët, po e bëjmë sistemin e transportit europian më të pastër, më të qëndrueshëm dhe më të përballueshëm për qytetarët,” tha një zyrtar i bllokut.
Komisioni Evropian parashikon se rreth 20 milion tonë karburante të qëndrueshme, përfshirë biokarburantet dhe e-karburantet, do të jenë të nevojshme deri në vitin 2035, për të arritur objektivat që lidhen me transportin ajror dhe detar. Arritja e këtij qëllimi do të kërkojë investime me vlerë rreth 100 miliardë euro. Deri në vitin 2050, parashikohet që transporti detar të reduktojë emetimet e gazeve serrë me 80%.
Sektori i aviacionit pritet të ketë 20% të karburantit të qëndrueshëm për avionë, të prodhuar nga burime si vajra të përdorura gatimi, mbetje bujqësore dhe karbon i kapur, që do të furnizohen nga aeroportet e BE-së duke nisur nga viti 2035. Deri në 2050, karburantet e gjelbra për aviacionin duhet të përbëjnë 70% të konsumit.
Investimet në ujësjellës-kanalizime - Financimi i brendshëm shkon në 11.8 mld lekë, 2.51 mld lekë nga grantet dhe kreditë
Mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës–kanalizimeve parashikohet në rritje gjatë vitit 2026. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, investimet......
3 projektet hekurudhore që financon buxheti 2026 - Pjesa më e madhe janë fonde të huaja, 1.3 mld lekë nga financimi i brendshëm
Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2026, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe......
Borxhi publik në rritje, por më i lehtë për ekonominë - Në 2026 shtohet me 25 mld lekë. Niveli i tij në raport me PBB-në do të ulet në 53.6%
Borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet me 25 miliardë lekë gjatë vitit 2026, sipas parashikimeve të publikuara në projektligjin për buxhetin e vitit të......
Shërbimet celulare dhe interneti, me rregulla të reja sigurie - AKEP: Auditime të pavarura për kompanitë me mbi 100 milionë lekë të ardhura në vit
AKEP kërkon që të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike dhe interneti për publikun të marrin masa të detajuara për të mbrojtur rrjetet e tyre dhe......
Skema, si do falen detyrimet doganore të bizneseve? - Subjekteve u jepet mundësia të paguajnë një pjesë me këste, shuhen gjobat
Paketa e “paqes fiskale”, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë. Projektligji i hedhur për......
Elon Musk, 1 trilion USD nga Tesla - Aksionerët miratojnë planin dhe mbështesin vizionin e CEO-s
CEO ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, fitoi miratimin e aksionerëve për pagën më të lartë në historinë e korporatave. Investitorët mbështetën vizionin e tij......
Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e Veriut-Bullgari, synohet forcimi i pozitës strategjike
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe operimin e përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, që......
Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë më shumë për shkak të tarifave”
Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë për mallrat për shkak të tarifave doganore që ai ka vendosur.......



