3 projektet hekurudhore që financon buxheti 2026 - Pjesa më e madhe janë fonde të huaja, 1.3 mld lekë nga financimi i brendshëm

Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2026, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe kreditë nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, BEI dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas projektbuxhetit, për vitin e ardhshëm investimet e huaja në këtë sektor arrijnë në 4.6 mld lekë nga financimi i huaj, nga të cilat 1.5 mld lekë janë grant, ndërsa 3.1 mld lekë janë kredi. Ndërkohë financimi i brendshëm kap vlerën e rreth 1.3 miliard lekëve. Në këtë shifër përfshihet mbështetja buxhetore prej 400 mln lekë për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, si dhe 350 mln lekë për blerjen e trenave elektrikë për hekurudhën Tiranë – Durrës – Rinas. Ndërkohë që, pjesa tjetër shkon kryesisht për mbulimin e TVSH-së për kontratat ekzistuese.
Për vitin 2026, portofoli i investimeve fokusohet në tre projekte strategjike, të cilat janë të ndara në disa zëra buxhetorë, por që së bashku përbëjnë ndërhyrjet më të rëndësishme në rrjetin hekurudhor. Projekti më i madh mbetet rehabilitimi i linjës Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i linjës së re Tiranë–Rinas, që përfshin edhe ndërtimin e godinave të stacioneve dhe elektrifikimin e linjës. Projekti i dytë është linja Vorë–Hani i Hotit, i cili vlerësohet si një nga segmentet më të rëndësishme për lidhjen hekurudhore me Malin e Zi dhe më tej me rrjetin europian, ndërsa i treti që merr financim është rehabilitimi i linjës Durrës–Rrogozhinë.
Sipas relacionit të projektbuxhetit, synimi kryesor për sektorin hekurudhor është përfundimi i punimeve në aksin Tiranë–Durrës–Rinas, nisja e punimeve me ritme të larta në linjën Vorë–Hani i Hotit dhe avancimi i projektit të linjës Durrës–Rrogozhinë. Në këtë kuadër, qeveria parashikon gjithashtu rritjen e volumit të transportit të mallrave me hekurudhë, në 45% në vitin 2028, kundrejt volumit të realizuar në 2014.
Përveç tre projekteve kryesore, buxheti i vitit 2026 mbështet edhe disa ndërhyrje të rëndësishme ndihmëse, që lidhen me asistencën teknike për koridorin hekurudhor VIII, mbikëqyrjen e punimeve në linjën Vorë–Hani i Hotit, hartimin e projekteve ekzekutive dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe infrastrukturës ekzistuese.
Borxhi publik në rritje, por më i lehtë për ekonominë - Në 2026 shtohet me 25 mld lekë. Niveli i tij në raport me PBB-në do të ulet në 53.6%
Borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet me 25 miliardë lekë gjatë vitit 2026, sipas parashikimeve të publikuara në projektligjin për buxhetin e vitit të......
Shërbimet celulare dhe interneti, me rregulla të reja sigurie - AKEP: Auditime të pavarura për kompanitë me mbi 100 milionë lekë të ardhura në vit
AKEP kërkon që të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike dhe interneti për publikun të marrin masa të detajuara për të mbrojtur rrjetet e tyre dhe......
Skema, si do falen detyrimet doganore të bizneseve? - Subjekteve u jepet mundësia të paguajnë një pjesë me këste, shuhen gjobat
Paketa e “paqes fiskale”, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë. Projektligji i hedhur për......
Elon Musk, 1 trilion USD nga Tesla - Aksionerët miratojnë planin dhe mbështesin vizionin e CEO-s
CEO ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, fitoi miratimin e aksionerëve për pagën më të lartë në historinë e korporatave. Investitorët mbështetën vizionin e tij......
Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e Veriut-Bullgari, synohet forcimi i pozitës strategjike
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe operimin e përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, që......
Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë më shumë për shkak të tarifave”
Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë për mallrat për shkak të tarifave doganore që ai ka vendosur.......
Rreth 196 milionë euro shkojnë për e-qeverisjen/ Buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online rritet ndjeshëm
Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike. Tashmë kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur......





