Shërbimet celulare dhe interneti, me rregulla të reja sigurie - AKEP: Auditime të pavarura për kompanitë me mbi 100 milionë lekë të ardhura në vit

AKEP kërkon që të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike dhe interneti për publikun të marrin masa të detajuara për të mbrojtur rrjetet e tyre dhe të dhënat e përdoruesve nga sulmet kibernetike dhe problemet teknike.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka publikuar për këshillim publik një rregullore të re që synon të rrisë sigurinë e rrjeteve telefonike dhe të internetit në Shqipëri.
Rregullorja vendos rregulla të reja për kompanitë që ofrojnë shërbime komunikimi për publikun. Qëllimi është të parandalohet ndërprerja e shërbimeve dhe të mbrohen të dhënat personale të përdoruesve.
Kompanitë janë të detyruara të marrin masa teknike dhe organizative për të parandaluar sulmet kibernetike, defektet teknike dhe çdo incident që mund të ndikojë te përdoruesit. Ato duhet të kenë plane sigurie, të trajnojnë stafin dhe të kontrollojnë sistemet e tyre rregullisht.
Në rast incidenti, kompanitë duhet të njoftojnë AKEP-in brenda 24 orëve dhe të informojnë përdoruesit nëse ka rrezik për të dhënat e tyre. Rregullorja përcakton edhe formatin e raportimit dhe mënyrën e vlerësimit të impaktit të incidenteve, duke përdorur një tabelë të veçantë që klasifikon ndikimin si të ulët, mesatar apo të lartë.
Kompanitë me të ardhura mbi 100 milionë lekë në vit mund të detyrohen të kryejnë auditime të pavarura për sigurinë. Nëse AKEP konstaton mangësi, mund të vendosë masa të detyrueshme për përmirësim, duke përcaktuar afate konkrete për zbatimin e tyre.
Rregullorja përfshin edhe masa për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe detyrimin për të informuar përdoruesit në rast cenimi të privatësisë. Kompanitë duhet të publikojnë udhëzime për përdoruesit në faqet e tyre zyrtare, të kenë një person përgjegjës për sigurinë dhe të mbajnë regjistër për çdo incident.
Nëse kompanitë nuk zbatojnë rregullat, ato mund të përballen me gjoba dhe masa të tjera administrative, sipas ligjit për komunikimet elektronike.
Skema, si do falen detyrimet doganore të bizneseve? - Subjekteve u jepet mundësia të paguajnë një pjesë me këste, shuhen gjobat
Paketa e “paqes fiskale”, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë. Projektligji i hedhur për......
Elon Musk, 1 trilion USD nga Tesla - Aksionerët miratojnë planin dhe mbështesin vizionin e CEO-s
CEO ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, fitoi miratimin e aksionerëve për pagën më të lartë në historinë e korporatave. Investitorët mbështetën vizionin e tij......
Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e Veriut-Bullgari, synohet forcimi i pozitës strategjike
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe operimin e përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, që......
Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë më shumë për shkak të tarifave”
Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë për mallrat për shkak të tarifave doganore që ai ka vendosur.......
Rreth 196 milionë euro shkojnë për e-qeverisjen/ Buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online rritet ndjeshëm
Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike. Tashmë kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur......
IA “keqinterpreton” lajmin - Asistentët digjitalë “shtrembërojnë” përmbajtjen në 45% të rasteve
Një hulumtim i ri ka zbuluar se asistentët e inteligjencës artificiale, që tashmë për shumë njerëz përbëjnë burimin kryesor të informacionit, shpesh......
Shëndetësia, buxhet rekord 82 mld lekë - Më shumë akses, rimbursim dhe investime
Shëndetësia merr peshën kryesore në projektbuxhetin 2026 me 82 mld lekë, rreth 2 mld lekë më shumë se një vit më parë. Fondet mbulojnë të gjithë zinxhirin e......





