Bota Postuar më 7 Nëntor 2025, 10:36

Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë më shumë për shkak të tarifave”

Nga Kristi Ceta

Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë

Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë për mallrat për shkak të tarifave doganore që ai ka vendosur. Megjithatë, ai këmbënguli se amerikanë kanë përfituar në tërësi nga politikat qeveritare.

Trump, i cili ka përdorur tarifat si një mjet diplomatik dhe ekonomik që pas ardhjes në pushtet, prej kohësh ka pohuar se vendet e huaja janë ato që paguajnë paratë që hyjnë në arkat e Shteteve të Bashkuara përmes këtyre masave. Por ekonomistët theksojnë se tarifat në fakt paguhen nga vetë konsumatorët e mallrave të importuara.

Disa ditë më parë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA-së ngritën dyshime për ligjshmërinë e tarifave të vendosura nga Trump, në një çështje që mund të ketë pasoja të gjera për mënyrën e qeverisjes. Presidenti paralajmëroi se një vendim që do t’i hiqte të drejtën për të vendosur tarifa do të ishte “një fatkeqësi” dhe shtoi se administrata e tij do të kishte nevojë për një “Plan B”.

Gjatë një bisede me gazetarët në Zyrën Ovale, një gazetar përmendi se tarifat në fakt janë taksa që paguhen nga amerikanët. I pyetur nëse pajtohej me këtë, Trump u përgjigj: “Jo, nuk pajtohem. Mendoj se ata mund të paguajnë diçka. Por në tërësi, amerikanët po përfitojnë shumë.”

Për muaj të tërë, Trump ka përsëritur se vendet e tjera janë ato që paguajnë detyrimet. Ai ka vendosur masa ndaj importeve nga Kina, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera në mbarë botën.

Heqja e tarifave do ta privonte Trump nga një prej mjeteve kryesore politike dhe ekonomike, të cilat ai thotë se i ka përdorur për të zgjidhur konflikte ndërkombëtare dhe për të sjellë “drejtësi ekonomike” për Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se një vendim i tillë do të ishte shkatërrimtar për vendin tonë, por gjithashtu na duhet të zhvillojmë një plan alternativ,” tha Trump kur u pyet për një vendim të mundshëm të Gjykatës së Lartë kundër tij. “Shpresoj që të fitojmë. Nuk mund të imagjinoj që dikush do t’i shkaktonte një dëm të tillë vendit tone,” u shpreh ai.

Shqipëria 7 Nëntor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat