Milot-Balldren, Karakaçi: Kostoja s’matet me kilometra/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë shpjegon vlerën dhe detajet e kontratës
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër për sa i përket kostove të rrugës Milot-Balldren, ku është shprehur se për këtë projekt ka një dezinformim.
"Që prej momentit që kemi shpallur fituesin e projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, kam vënë re një dezinformim për kostot e ndërtimit të kësaj rruge, që vjen si nga opozita, edhe nga disa media të mosinformuara si duhet. Është e pajustifikueshme që ata të cilët informojnnë publikun të vazhdojnë e të bëjnë të njëjtën gjë prej vitesh e vitesh, duke e trajtuar një rrugë si një pjesë stofi. Nuk është një gjë e gatshme që e marrin në dyqan. Është territor dhe s'është askund i njëjtë; ka fushë, ka mal dhe sipas karakteristikave të territorit ndryshojnë edhe kostot."-sqaroi ai.
Nga ana tjetër, ai sqaroi se kostoja e përgjithshme e ndërtimit nuk matet vetëm me kilometra.
"Në një kontratë koncesionare pagesa përfshin edhe operimin, mirëmbajtjen rutinë, sistemet inteligjente, tarifimin elektronik, si edhe mirëmbajtjen e thelluar për një periudhë 35-vjeçare. Mirëmbajtja e thelluar nënkupton se pas një periudhe kohe rruga do të rivishet edhe njëherë me asfalt për të ruajtur standardin e kërkuar. Shifra e përgjithshme prej 364.7 milionë eurosh është vlera totale e kontratës koncesionare për 35 vite, e cila përfshin projektimin, ndërtimin, sistemin elektronik, operimin dhe mirëmbajtjen, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të autostradës është 182 milionë euro,"-thekoi ministri.
Ministri sqaroi se projekti përfshin 2 ura të reja, tunel, rreth 9.5 km rrugë dytësore, sistem elektronik dhe 5 nyje disniveli.
A do zhduken eurot aktuale? Modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë
Pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro është hapur konsultimi......
9 në 10 europianë kërkojnë të largohen/ Australia, Kanadaja dhe Spanja po kthehen në destinacionet e reja të jetesës
Një anketë e re ka zbuluar se gati gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar presin të jetojnë në një vend tjetër në......
Zjarret “pjekin” Francën dhe Spanjën/ Mbi 220 mijë persona të evakuuar, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Rreth 25 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa afro 40 mijë të tjerë janë......
Të ardhurat e qytetarëve shënojnë rekord në 2025/ Shumica ende nuk i kontrollojnë deklaratat e tyre tatimore
Viti 2025 u karakterizua nga rritja më e lartë e të ardhurave të raportuara nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut në krahasim me vitet e mëparshme.......
Sa para fitojnë bashkitë nga hotelet? Rriten arkëtimet nga turizmi, më shumë formalizim
Bashkitë po arkëtojnë më shumë të ardhura nga taksa e fjetjes në hotel, ndikuar kjo nga rritja e numrit të turistëve në Shqipëri dhe reforma......
Tregu i sigurimeve fitim rekord, mbi 3.5 mld lekë/ TPL produkti me rritje mbi 13%. Si ndikoi Bonus-Malus?
Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rezultat rekord prej 3,54 miliardë lekësh (rreth 36,6 milionë euro) në vitin 2025, duke u rritur me 55,8% krahasuar me......
Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish
“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë". Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit......
Shqipëria përmirëson përfshirjen financiare/ OECD: Zhvillimi i mikrofinancës dhe kuadri i ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e saj
Mikrofinanca shqiptare po zhvillohet gjithnjë e më tepër, ndërsa ky konsolidim dhe hartimi i një kuadri të ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e mëtejshme......

