Investimet në ujësjellës-kanalizime - Financimi i brendshëm shkon në 11.8 mld lekë, 2.51 mld lekë nga grantet dhe kreditë

Mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës–kanalizimeve parashikohet në rritje gjatë vitit 2026. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, investimet publike me financim të brendshëm për këtë sektor kapin vlerën 11.8 mld lekë, nga 11.3 mld lekë që ishin planifikuar për vitin 2025. Kjo nënkupton një rritje prej 0.5 mld lekësh.
Përveç financimit të brendshëm, në listën e investimeve janë edhe projektet me financim të huaj, përmes granteve dhe kredive, që për vitin 2026 arrijnë në 2.51 mld lekë, nga 2.2 mld lekë që ishin sivjet. Edhe për vitin që vjen, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të huaja vijnë në formën e granteve nga donatorët ndërkombëtarë. Më konkretisht, 1 mld lekë janë grante dhe 1.51 mld lekë, kredi.
Sipas listës së detajuar të projekteve kapitale, shumica e ndërhyrjeve janë vazhdim i punimeve të nisura vitet e fundit, përfshirë rehabilitime rrjeti, shpime, ndërtim linjash të reja, depo, impiante pompimi dhe përmirësime në zonat urbane e rurale. Një seri projektesh të reja janë futur në listë për vitin 2026, por për shumicën e tyre parashikimet financiare mbeten ende të ulëta, krejtësisht të fokusuara në nisjen e procedurave dhe studimeve.
Në relacionin shoqërues të projektbuxhetit theksohet se zgjerimi i aksesit në furnizimin me ujë të pijshëm, ulja e humbjeve në rrjet dhe rritja e orëve të furnizimit mbeten objektivat kryesorë të qeverisë për sektorin. Për të arritur këto synime, krahas investimeve fizike, planifikohet të vazhdojë edhe ristrukturimi i shoqërive të ujësjellës–kanalizimeve, përmes standardizimit të qeverisjes dhe forcimit të performancës financiare të operatorëve lokalë.
3 projektet hekurudhore që financon buxheti 2026 - Pjesa më e madhe janë fonde të huaja, 1.3 mld lekë nga financimi i brendshëm
Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2026, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe......
Borxhi publik në rritje, por më i lehtë për ekonominë - Në 2026 shtohet me 25 mld lekë. Niveli i tij në raport me PBB-në do të ulet në 53.6%
Borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet me 25 miliardë lekë gjatë vitit 2026, sipas parashikimeve të publikuara në projektligjin për buxhetin e vitit të......
Shërbimet celulare dhe interneti, me rregulla të reja sigurie - AKEP: Auditime të pavarura për kompanitë me mbi 100 milionë lekë të ardhura në vit
AKEP kërkon që të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike dhe interneti për publikun të marrin masa të detajuara për të mbrojtur rrjetet e tyre dhe......
Skema, si do falen detyrimet doganore të bizneseve? - Subjekteve u jepet mundësia të paguajnë një pjesë me këste, shuhen gjobat
Paketa e “paqes fiskale”, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë. Projektligji i hedhur për......
Elon Musk, 1 trilion USD nga Tesla - Aksionerët miratojnë planin dhe mbështesin vizionin e CEO-s
CEO ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, fitoi miratimin e aksionerëve për pagën më të lartë në historinë e korporatave. Investitorët mbështetën vizionin e tij......
Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e Veriut-Bullgari, synohet forcimi i pozitës strategjike
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe operimin e përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, që......
Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë më shumë për shkak të tarifave”
Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë për mallrat për shkak të tarifave doganore që ai ka vendosur.......
Rreth 196 milionë euro shkojnë për e-qeverisjen/ Buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online rritet ndjeshëm
Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike. Tashmë kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund......





