“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, vijon fushata informuese/ zv.Kryeministrja Koçiu: Bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro
Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofronbizneseve të vogla dhe të mesme.
Koçiu theksoi se programi u hartua për t’u dhënë më shumë qartësi bizneseve mbi rrugëtimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre, duke i ndihmuar të sigurojnë financim dhe të rrisin kapacitetet.
“Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye menduam se programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është instrumenti i duhur për t’u dhënë mundësinë këtyre bizneseve të rriten dhe të zhvillohen. Përveç mbështetjes financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ofrojë ekspertizë për hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që aplikimet të jenë sa më të plota dhe më të pranueshme nga bankat,” u shpreh Koçiu.
Zv.kryeministrja tha se përmes këtij programi, bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro, me norma interesi të ulëta, nga 2% deri në 3%, dhe me afat shlyerjeje deri në 10 vjet.
“Qëllimi ynë është që kushdo që ka një ide të qartë për zhvillimin e biznesit të tij të ketë mundësinë të aplikojë. Ministria e Ekonomisë ka marrë të gjitha masat për të ofruar asistencën e nevojshme në hartimin e planeve të biznesit, duke lehtësuar edhe procedurat e vlerësimit nga institucionet bankare,” shtoi Koçiu.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, bëri të ditur se aplikimet për programin do të qëndrojnë të hapura deri në vitin 2027, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e vlerësoi programin si një mbështetje të rëndësishme për SME-të.
“Mendojmë se do të jetë një ndihmë shumë e madhe. Që në momentin kur nisi të flitej për këtë program, kam marrë disa telefonata nga biznese të vogla, të cilat kanë pyetur se si do të funksionojë dhe kur do të kenë mundësinë të aplikojnë. Për këtë arsye, fushata informuese është shumë e nevojshme në të gjithë territorin, në mënyrë që bizneset të njihen me procedurat dhe të kenë kohën e nevojshme për të përgatitur dokumentacionin e kërkuar për aplikim,” u shpreh Sako.
Milot-Balldren, Karakaçi: Kostoja s’matet me kilometra/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë shpjegon vlerën dhe detajet e kontratës
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër për sa i përket kostove të rrugës......
A do zhduken eurot aktuale? Modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë
Pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro është hapur konsultimi......
9 në 10 europianë kërkojnë të largohen/ Australia, Kanadaja dhe Spanja po kthehen në destinacionet e reja të jetesës
Një anketë e re ka zbuluar se gati gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar presin të jetojnë në një vend tjetër në......
Zjarret “pjekin” Francën dhe Spanjën/ Mbi 220 mijë persona të evakuuar, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Rreth 25 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa afro 40 mijë të tjerë janë......
Të ardhurat e qytetarëve shënojnë rekord në 2025/ Shumica ende nuk i kontrollojnë deklaratat e tyre tatimore
Viti 2025 u karakterizua nga rritja më e lartë e të ardhurave të raportuara nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut në krahasim me vitet e mëparshme.......
Sa para fitojnë bashkitë nga hotelet? Rriten arkëtimet nga turizmi, më shumë formalizim
Bashkitë po arkëtojnë më shumë të ardhura nga taksa e fjetjes në hotel, ndikuar kjo nga rritja e numrit të turistëve në Shqipëri dhe reforma......
Tregu i sigurimeve fitim rekord, mbi 3.5 mld lekë/ TPL produkti me rritje mbi 13%. Si ndikoi Bonus-Malus?
Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rezultat rekord prej 3,54 miliardë lekësh (rreth 36,6 milionë euro) në vitin 2025, duke u rritur me 55,8% krahasuar me......
Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish
“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë". Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit......

