Elon Musk, 1 trilion USD nga Tesla - Aksionerët miratojnë planin dhe mbështesin vizionin e CEO-s

CEO ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, fitoi miratimin e aksionerëve për pagën më të lartë në historinë e korporatave. Investitorët mbështetën vizionin e tij për ta shndërruar kompaninë e automjeteve elektrike në një gjigant të inteligjencës artificiale dhe robotikës.
Propozimi u miratua me mbi 75% të votave, ndërsa Musk u ngjit në skenën e mbledhjes vjetore të kompanisë, i shoqëruar nga robotë që kërcenin.
Musk, tashmë njeriu më i pasur në botë, mund të përfitojë deri në 1 trilion dollarë në aksione gjatë dekadës së ardhshme, edhe pse pagesat e detyrueshme do ta ulnin vlerën e paketës në rreth 878 miliardë dollarë.
Votimi konsiderohet vendimtar për të ardhmen dhe vlerësimin e Tesla-s, që mbështetet në vizionin e Musk për ndërtimin e automjeteve pa drejtues, krijimin e një rrjeti “robotaksish” në gjithë SHBA-në dhe shitjen e robotëve humanoid.
Bordi i kompanisë paralajmëroi se Musk mund të largohej nëse paketa nuk miratohej. Ndërsa disa investitorë e cilësuan atë “jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe të panevojshme”, të tjerë e panë si mënyrën e vetme për ta mbajtur Musk në krye të Tesla-s dhe besuan se objektivat e vendosur do t’u sillnin përfitime edhe aksionerëve.
Aksionerët votuan gjithashtu pro investimeve të Tesla-s në startup-in e inteligjencës artificiale të Musk, xAI, megjithëse pati shumë abstenime. Sipas ekspertëve, kjo tregon hezitimin e disa investitorëve të mëdhenj për ta miratuar marrëveshjen pa mbikëqyrje më të fortë nga bordi.
Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar - Maqedoni e Veriut-Bullgari, synohet forcimi i pozitës strategjike
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe operimin e përbashkët të një tuneli hekurudhor ndërkufitar, që......
Trump pranon “fajin” - “Amerikanët po paguajnë më shumë për shkak të tarifave”
Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se konsumatorët amerikanë po paguajnë më shumë për mallrat për shkak të tarifave doganore që ai ka vendosur.......
Rreth 196 milionë euro shkojnë për e-qeverisjen/ Buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online rritet ndjeshëm
Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike. Tashmë kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur......
IA “keqinterpreton” lajmin - Asistentët digjitalë “shtrembërojnë” përmbajtjen në 45% të rasteve
Një hulumtim i ri ka zbuluar se asistentët e inteligjencës artificiale, që tashmë për shumë njerëz përbëjnë burimin kryesor të informacionit, shpesh......
Shëndetësia, buxhet rekord 82 mld lekë - Më shumë akses, rimbursim dhe investime
Shëndetësia merr peshën kryesore në projektbuxhetin 2026 me 82 mld lekë, rreth 2 mld lekë më shumë se një vit më parë. Fondet mbulojnë të gjithë zinxhirin e......
Greqia, numër rekord dalje në pension - Rreth 200,000 aplikime të reja deri në tetor. “Lëkundet” tregu i punës
Një numër rekord pensionimesh pritet këtë vit në Greqi, pasi deri javën e kaluar ishin dorëzuar më shumë se 190,000 aplikime të reja në Entin e Përbashkët të......
Porti dhe Hekurudha, dy projektet strategjike që e kthejnë Durrësin në nyje rajonale transporti
Qeveria shqiptare po vijon projektet e transformimit të infrastrukturës detare dhe hekurudhore, me synimin për ta kthyer Portin e Durrësit dhe lidhjet......



