IA “keqinterpreton” lajmin - Asistentët digjitalë “shtrembërojnë” përmbajtjen në 45% të rasteve

Një hulumtim i ri ka zbuluar se asistentët e inteligjencës artificiale, që tashmë për shumë njerëz përbëjnë burimin kryesor të informacionit, shpesh keqinterpretojnë ose shtrembërojnë përmbajtjen e lajmeve, pavarësisht gjuhës, vendit apo platformës së përdorur. Ky studim është koordinuar nga Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe është udhëhequr nga BBC.
Në kërkim morën pjesë 22 organizata të shërbimit publik mediatik (PSM) nga 18 vende, duke punuar në 14 gjuhë të ndryshme. Studimi identifikoi probleme sistemike në katër prej mjeteve kryesore të inteligjencës artificiale.
Gazetarë profesionistë nga organizatat pjesëmarrëse vlerësuan mbi 3,000 përgjigje të marra nga ChatGPT, Copilot, Gemini dhe Perplexity, sipas disa kritereve: saktësia, burimet, ndarja e opinionit nga faktet dhe ofrimi i kontekstit. Rezultatet treguan se 45 për qind e përgjigjeve të inteligjencës artificiale kishin të paktën një problem serioz.
Në 31 për qind të rasteve u identifikuan probleme të rënda me mungesën e burimeve apo me referenca të gabuara, ndërsa 20 për qind përmbanin pasaktësi të mëdha, duke përfshirë detaje të trilluara apo informacione të vjetruara.
Gemini rezultoi me performancën më të dobët, duke pasur probleme serioze në 76 për qind të përgjigjeve, më shumë se dyfishi i asistentëve të tjerë, kryesisht për shkak të mungesës së burimeve të sakta, thuhet në deklaratë.
Asistentët e inteligjencës artificiale po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë motorët e kërkimit për shumë përdorues. Raporti “Digital News Report 2025” i Reuters tregon se 7 për qind e lexuesve të lajmeve “online” përdorin tashmë këta lloj asistentësh për t’u informuar, ndërsa kjo shifër arrin në 15 për qind tek të rinjtë nën 25 vjeç. “Ky studim tregon përfundimisht se këto probleme nuk janë raste të izoluara. Ato janë sistematike, ndërkufitare dhe shumëgjuhëshe, dhe ne besojmë se kjo rrezikon besimin e publikut. Kur njerëzit nuk dinë më çfarë të besojnë, përfundojnë duke mos besuar asgjë,” thanë autorët e studimit.
Shëndetësia, buxhet rekord 82 mld lekë - Më shumë akses, rimbursim dhe investime
Shëndetësia merr peshën kryesore në projektbuxhetin 2026 me 82 mld lekë, rreth 2 mld lekë më shumë se një vit më parë. Fondet mbulojnë të gjithë zinxhirin e......
Greqia, numër rekord dalje në pension - Rreth 200,000 aplikime të reja deri në tetor. “Lëkundet” tregu i punës
Një numër rekord pensionimesh pritet këtë vit në Greqi, pasi deri javën e kaluar ishin dorëzuar më shumë se 190,000 aplikime të reja në Entin e Përbashkët të......
Porti dhe Hekurudha, dy projektet strategjike që e kthejnë Durrësin në nyje rajonale transporti
Qeveria shqiptare po vijon projektet e transformimit të infrastrukturës detare dhe hekurudhore, me synimin për ta kthyer Portin e Durrësit dhe lidhjet......
Sa para do të shkojnë për buxhetimin gjinor në 2026? Do të zgjerohet mbulimi i shërbimeve për nënat dhe bebet
Në buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka vendosur ta thellojë angazhimin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave e vajzave në të gjitha fushat e......
Investimet në sektorin elektroenergjetik - Projektet, nga nënstacioni nëntokësor në Tiranë, te lidhja e centraleve të reja me rrjetin
Investimet në sektorin elektroenergjetik synojnë uljen e humbjeve në rrjet, përfshirjen e teknologjive inovative si dhe integrimin e kapaciteteve të reja......
Falen detyrimet dhe gjobat e bizneseve - Paketa e “paqes fiskale”/ Si do të funksionojë skema dhe kush përfiton?
Nga 1 janari 2026 të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014 do......
Sa do rriten pagat për administratën nga 1 Janari? - Rama: Indeksim i përvitshëm. Mjekët dhe policia, rritje sipas vjetërsisë në punë
Pagat e punonjësive të sektorit publik në nivel qendror dhe vendor, do të indeksohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kryeministri Edi Rama, njoftoi se kjo......
“100 Fshatrat” do të marrin 2.5 miliardë lekë në 2026/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 24.8 miliardë lekë në buxhetin e ri
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) do të ketë në dispozicion një buxhet prej 24.8 miliardë lekësh, që përfaqëson një......



