Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2025, 18:08

Porti dhe Hekurudha, dy projektet strategjike që e kthejnë Durrësin në nyje rajonale transporti

Nga SCAN TV

Porti dhe Hekurudha, dy projektet strategjike që e kthejnë

Qeveria shqiptare po vijon projektet e transformimit të infrastrukturës detare dhe hekurudhore, me synimin për ta kthyer Portin e Durrësit dhe lidhjet hekurudhore me Tiranën në një nyje të rëndësishme rajonale transporti. Në forumin e mbajtur nga Klik Ekspo Group, drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, tha se puna është përqendruar tek zhvendosja e operacioneve të mallrave drejt Portit të Porto Romanos, ndërsa porti aktual do të kthehet në një hapësirë për jahte dhe turizëm.

“Aktualisht në Portin e durrësit, i gjithë fokusi është transformimi nga situate në të cilën jemi, drejt portit të Porto Romanos. Një projekt i cili, është në vijë me vizionin e qevërisë së Republikës së Shqipërisë, për zhvillimin e qëndrueshëm  për Shqipërinë, e po ashtu për të gjithë Rajonin. Porti në Porto Romano njëjtë ashtu si Porti i Durrësit, që historikisht ka qenë porti i gjithë rajonit, synon që të zhvillohet në një port modern, me një thellësi të konsiderueshme ujore, dhe që do e vendos Shqipërinë në një nivel të konkurrueshmërisë rajonale. Do të jetë një port i gjelbër, që do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm, me sisteme të efikasitetit të teknologjisë moderne, me sisteme inteligjente për menaxhim të operacioneve portuale dhe në infrastrukturë të integruar rrugore dhe hekurudhore” tha Liburn Aliu Drejtor i Portit të Durrësit.

“Ky projekt do të mundësojë një zhvendosje graduale, nga porti aktual i Durrësit në Portin e Porto Romanos, i cili do të jetë port ii mallrave. Ndërsa në portin e  Durrësit, do të kemi portin e jahteve dhe marinës i cili qytetit të Durrësit do t’i jap një zhvillim dhe do t’i jap mundësi të reja, të zhvillimit të turizmit pasi në pozicionin aty ku është do ta kthejë Durrësin, në qytetin më të bukur të rajonit.

Lidhjet e Durrësit, me rajonin do ta bëjnë këtë port në pozicionin historik që e ka pas. I gjithë rajoni do të gravitoj përmes Durrësit në të dyja drejtimet ku mallrat përmes korridoreve aktuale rrugore që janë, autostradat të cilat janë zhvilluar deri më tani, qoftë korridori VIII, qoftë rruga e Kombit që lidhet me Kosovën, dhe të gjitha kanë nevojë të shoqërohen me hekurudhën. Prandaj i gjithë ky zhvillim i rajonit, zhvillim i qëndrueshëm do të marrë një impuls mjaft të madh me realizimin e projektit në Porto Romano”, shtoi zoti Aliu.

Drejtori i Portit më të madh të vendit theksoi se ky projekt do të vendosë Shqipërinë në një nivel të ri konkurrueshmërie në rajon, falë thellësisë ujore, sistemeve inteligjente dhe infrastrukturës moderne rrugore e hekurudhore që do të lidhen me portin e ri. Ndërkohë, një tjetër projekt strategjik po ecën paralelisht: rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i linjës së re me aeroportin e Rinasit.

“Dallëndyshja e parë e këtyre projekteve të financuara nga komuniteti europian, kjo dallëndyshja e parë quhet Rehabilitimi i Hekurudhës së vjetër Tiranë-Durrës dhe Lidhja me një linjë të re me aeroportin e Rinasit. Sot jemi 90% të finalizimit të punimeve civile dhe në fundin e këtij viti do të kemi përfituar një linjë të re. Në majin e vitit të ardhshëm, ne  përfundojmë stacionet hekurudhore të të gjithë linjës, dhe nga maji deri në dhjetor do të merremi me kolaudimin e saj. Dhe viti 2027, është viti i operimit. Shpresoj që tre mujori i parë të vitit të ardhshëm, ne këtë linjë ta vëm në funksion. Një nga komponentët kryesorë që ka kjo linjë është elektrifikimi. Procesi i elektrifikimit vjen me një grant ËBIT dhe një kredi nga IBRD, shumë reciproke e 13.5 grant dhe 13.5 kredi, do kemi një vlertë prej 27 milionë, për zhvillimin e kësaj vepre. Pra ky komponent tashmë është në fazë tenderimi dhe në mesin e këtij muaji do të kemi edhe hapjen e komponentëve Teknik dhe të ofertave, në bazë të ofertës të tenderit. Pra brenda këtij viti do marrim shumë shpejt se kush është fituesi dhe kush do ta zhvilloj këtë tender të elektrifikimit të hekurudhës Tiranë-Durrës.  Ajo çfarë është komponenti kryesor, është lidhja e stacionit qendror i cili ndodhet në kthesën e Kamzës, me stacionin e ri të City Center station, që është në stacionin e vjetër të trenit ekzistues. Kjo do ta bënte edhe më vizibël hekurudhën, sepse konektiviteti it ë gjithë banorëve të Tiranës me një stacion të vjetër, i cili ka qenë shumë komod për t’u aksesuar, si ashtu edhe për ardhjen e të gjithë turistëve”, tha Ergys Verdho Administrator i Hekurudha Shqiptare

Sipas tij, elektrifikimi do të sjellë efikasitet më të lartë dhe ndotje më të ulët, ndërsa lidhja me “City Center Station” në zemër të Tiranës do ta bëjë hekurudhën më të aksesueshme për qytetarët dhe turistët. Këto dy projekte strategjike transformimi i Portit të Durrësit dhe modernizimi i hekurudhës Tiranë–Durrës, pritet të ndryshojnë ndjeshëm hartën e transportit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri dhe në rajon.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat