Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2026, 14:45

Cilat janë prioritetet e turizmit këtë vit? - Vizioni 2026, Gonxhja: Qendra më e bukur e vizitorëve në rajon, së shpejti në Butrint

Nga Diamila Leka

Cilat janë prioritetet e turizmit këtë vit? - Vizioni 2026,
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë një konferencë për shtyp u ndal në vizionin 2026 si dhe në ekosistemin e ri bashkëpunues mes turizmit, kulturës dhe sportit. Por cilat do të jenë prioritetet e 2026 për turizmin?

“Kemi nisur punën për digjitalizimin e shërbimit. Jemi duke punuar për rritjen e hapësirës së plazhit publik, për mirëmenaxhimin e stacioneve dhe këtë vit kemi sjellë risinë e vetëmenaxhimit krahas atij nga subjektet private që ata në ato zona e harta që bashkia konstaton. Reduktimi i beach bar-eve, ulja e ndotjes mjedisore dhe akustike dhe rritja e këndit të sportit e lojërave. Kemi nisur punën për më shumë informacion për qiranë afatshkurtër dhe në bashkërendim me organet, të rrisim certifikimin, kontrollin duke eliminuar evazionin. Ndërkombëtarëzimi i ofertës dhe potencialit të Shqipërisë, duhet të rrisim praninë në tregjet kombëtare përmes pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare. Rritje të cilësisë së shërbimit turistik përmes zhvillimit të kapaciteteve njerëzore. Trajnime të vazhdueshme, certifikime, përshtatje të kurrikulave. Turizëm gjithëvjetor përmes turizmit të eventeve që strukturat të kenë kapacitete jo vetëm në shtretër, por për të përballuar aktivitete. Është i rëndësishëm turizmi i eventeve, malor, ekologjik, gastronomik e kulturor.”

Midis të tjerave, pjesë e vizionit 2026 është dhe parku i Butrintit Ministri Blendi Gonxhja tha se shumë shpejt aty do të jetë qendra më e bukur e vizitorëve në rajon me transport të gjelbër duke ruajtur aspektin natyror e historik.

“Do të shikojmë që do të kemi kujdes nga pikëpamja e restaurimit, konservimit. Do të kemi shumë shpejt qendrën më të bukur të vizitorëve ndoshta në rajon dhe jo vetëm, në Butrint,  do të kemi transport të gjelbër, një pikë parkimi lart për fluksin e mjeteve, do të ruajmë aspektin e vjetër natyror të peizazheve dhe shekujve të shkuar që të jetë e gjitha e shkrirë, të ketë një trajtim shumë holistik gjithë parku i madh i Butrintit, por po punojmë me realizimin e regjistrimeve, prokurimet, kuptohet nga Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, por me mbështetjen tonë dhe shumë shpejt do të kemi fillimin e investimeve shumë të rëndësishme”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat