Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2026, 13:41

14 mln euro nga shitja e energjisë - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon 5 procedura në janar

Nga Ola Mitre

14 mln euro nga shitja e energjisë - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare

Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit shënuan nivele të larta si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa procedura shitjeje, duke gjeneruar të ardhura për kompaninë.

Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, në total janë zhvilluar 5 procedura, përmes të cilave janë shitur rreth 180 mijë mWh energji, me çmime që variojnë nga 34.64 euro/mWh, që është më i ulti, në 109.75 euro/mWh, që është çmim më i lartë. Çmimi mesatar rezulton në 71.4 euro/mWh, ndërkohë që në total janë siguruar gati 14 mln euro. 

Procedurat e zhvilluara deri më tani paraqesin një kontrast të fortë me vitin e kaluar, që nuk ishte i mirë nga pikëpamja e energjisë elektrike. Kjo për shkak të mungesës së reshjeve, që do të mundësonin prodhimin në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, duke detyruar Korporatën të zhvillonte dhjetra procedura blerje energjie, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Kjo bëri që fatura totale për import energjie të shkonte në mbi 160 mln euro, duke nxjerrë edhe njëherë në pah rëndësinë që ka diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë.

Kjo pasi aktualisht, pjesa më e madhe gjenerohet nga hidrocentralet dhe vetëm një pjesë vogël ka centralet diellore. Më konkretisht, rreth 94% e energjisë totale prodhohet nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, ato private dhe koncesionare, ndërsa 6% gjenerohet nga centralet fotovoltaike që janë në prodhim.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat