Cili qark ka më shumë autoktonë? Kukësi, kampioni absolut. Durrësi dhe Tirana regjistrojnë më pak vendas

Të dhënat nga INSTAT mbi vendlindjen dhe vendbanimin zbulojnë një realitet interesant për lëvizjen e brendshme të popullsisë në Shqipëri. Duke krahasuar qarkun ku qytetarët kanë lindur me qarkun ku jetojnë aktualisht, del qartë se disa zona mbeten thellësisht autoktone, ndërsa të tjera janë kthyer në qendra të forta të migrimit të brendshëm.
Qarku që kryeson bindshëm është Kukësi. Plot 93.3% e banorëve të këtij qarku kanë lindur po aty, një shifër që e vendos Kukësin në krye të listës në rang kombëtar. Kjo tregon një lëvizshmëri shumë të ulët të popullsisë brenda vendit dhe një strukturë demografike relativisht të qëndrueshme, pavarësisht emigrimit jashtë Shqipërisë.
Pas Kukësit renditen Shkodra dhe Korça. Në Shkodër, 90.6% e banorëve janë të lindur në të njëjtin qark, ndërsa në Korçë kjo përqindje arrin në 86.3%. Edhe Elbasani dhe Gjirokastra shfaqin nivele të larta autoktonie, përkatësisht me 84.8 dhe 83.9% të popullsisë që jeton aty ku ka lindur. Fieri dhe Dibra ndjekin me shifra mbi 80%, duke konfirmuar se pjesa më e madhe e qarqeve jashtë boshtit Tiranë-Durrës ruajnë ende popullsinë vendase.
Në një nivel më të ndërmjetëm pozicionohen Berati dhe Vlora. Të dy qarqet kanë nga 76.3% të banorëve të lindur brenda territorit të tyre. Këto shifra tregojnë një ekuilibër mes qëndrueshmërisë dhe lëvizjes, ku një pjesë e popullsisë mbetet, ndërsa një pjesë tjetër zhvendoset kryesisht drejt qendrave më të mëdha urbane.
Lezha shfaqet me një përqindje më të ulët se sa perceptimi i zakonshëm, me 75.1% të popullsisë autoktone. Kjo tregon se edhe qarqet bregdetare, përveç Tiranës dhe Durrësit, janë të përfshira në flukse të brendshme migrimi, ndonëse në shkallë më të moderuar.
Në fund të renditjes qëndrojnë dy qarqe që përfaqësojnë realitetin e kundërt të Shqipërisë autoktone. Në Durrës, vetëm 56.1% e banorëve kanë lindur në këtë qark, ndërsa në Tiranë kjo përqindje bie në 51.8%. Kjo do të thotë se pothuajse gjysma e popullsisë së kryeqytetit përbëhet nga qytetarë të lindur në qarqe të tjera. Tirana mbetet qartësisht destinacioni kryesor i migrimit të brendshëm, ndërsa Durrësi funksionon si alternativa e dytë më e madhe.
Të dhënat e censit tregojnë qartë se Shqipëria ndahet në dy realitete demografike, një pjesë e qarqeve që ruajnë strukturën tradicionale të popullsisë dhe një pjesë tjetër që përballen me presionin e rritjes së vazhdueshme nga migrimi i brendshëm. Pyetja që shtrohet nuk është më vetëm se cili qark ka më shumë autoktonë, por se si do të ndikojë kjo ndarje në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të vendit në vitet që vijnë.
14 mln euro nga shitja e energjisë - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon 5 procedura në janar
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit shënuan nivele të larta si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa......
Si do të funksionojë sigurimi i detyruar në bujqësi? - Skemë më vete/ Një pjesë e primit paguhet nga shteti dhe ulet vit pas viti
Qeveria ka përfshirë ne skemën e sigurimit të detyrueshëm, edhe fenomenin e përmbytjeve. Por draftligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet......
Hekurudhat, në fokus të investitorëve francezë - AIDA prezanton projektet kyçe dhe bashkëpunimin rajonal
Shqipëria po synon të kthejë hekurudhën në një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes rajonale. Në këtë kuadër, në ambientet e Agjencisë Shqiptare......
Rreth 830 milionë euro financime për Shqipërinë - BEI, më shumë investime në transport. Fokusi, në rehabilitimin e hekurudhave
Rreth 830 milionë euro në total ka financuar për Shqipërinë Banka Evropiane e Investimeve (BEI) deri në fundin e vitit të kaluar. Referuar të dhënave zyrtare......
‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore, në Emiratet e Bashkuara Arabe
“Diella” është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele......
Kompania shtetërore e armëve hap 326 vende pune - Standarde sigurie dhe konfidencialiteti për personelin. Sa do të jenë të ardhurat e KAYO?
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, KAYO, pritet të krijojë rreth 326......
A duhet të paguajnë njësoj qytetarët për tërmetet? - Ekspertët: Primi të jetë i unifikuar, ndryshe sjell probleme në zbatim
Draft ligji për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, në optikën e ekspertëve të fushës, ka nevojë për përmirësime të mëtejshme përpara se......
Çfarë profesionesh mund të krijojë në Shqipëri tranzicioni energjetik? - Nga teknikët për panelet dhe turbinat e erës, te mekanikët për makina elektrike
Për të arritur një tranzicion të drejtë dhe të suksesshëm klimatik, vendet si Shqipëria duhet të vendosin në qendër zhvillimin e aftësive dhe punësimin, duke......


