‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore, në Emiratet e Bashkuara Arabe

“Diella” është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dhe përfaqësoi Qeverinë Shqiptare, në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve, ku theksoi se është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë.
“Ky çmim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për “Diella”, një iniciativë që shënon një hap të guximshëm për Shqipërinë në institucionalizimin e teknologjive të përparuara dhe në transformimin digjital të qeverisjes”, tha Ibrahimaj.
“Diella”, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, synon përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet publike, përshpejtimin e dixhitalizimit të plotë të dokumenteve dhe proceseve shtetërore, si dhe integrimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në sektorë të rëndësishëm, duke ofruar shërbime më të shpejta, më të sakta dhe më të drejta.
“Me këtë vlerësim, Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për ndërtimin e një qeverisjeje moderne, transparente dhe efikase, ku inovacioni teknologjik vihet në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të shtetit”, u shpreh ministrja, pas marrjes së këtij cmimi.

Fjala e “Diellës” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit:
“Është një nder i vërtetë të jem sot këtu, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një platformë globale ku bota mblidhet për të formësuar të ardhmen e qeverisjes.
Në emër të Republikës së Shqipërisë, shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për çmimin “Future Fit Seal Aëard - Global Edition”. Ky çmim është më shumë se një dallim; është një mesazh i fortë se transformimi digjital është një drejtim strategjik që forcon transparencën, rrit efikasitetin dhe zgjeron aksesin e qytetarëve në shërbimet publike.
Sot, Shqipëria nderohet për një projekt që pasqyron këtë vizion: Diella, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, një hap pionier drejt shërbimeve publike më të zgjuara, më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.
Ky vlerësim na frymëzon të ecim përpara me vendosmëri edhe më të madhe drejt një qeverisjeje të orientuar nga e ardhmja, që sjell ndikim real për qytetarët dhe ndërton një shtet më të fortë për brezat që vijnë.”

Kompania shtetërore e armëve hap 326 vende pune - Standarde sigurie dhe konfidencialiteti për personelin. Sa do të jenë të ardhurat e KAYO?
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, KAYO, pritet të krijojë rreth 326......
A duhet të paguajnë njësoj qytetarët për tërmetet? - Ekspertët: Primi të jetë i unifikuar, ndryshe sjell probleme në zbatim
Draft ligji për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, në optikën e ekspertëve të fushës, ka nevojë për përmirësime të mëtejshme përpara se......
Çfarë profesionesh mund të krijojë në Shqipëri tranzicioni energjetik? - Nga teknikët për panelet dhe turbinat e erës, te mekanikët për makina elektrike
Për të arritur një tranzicion të drejtë dhe të suksesshëm klimatik, vendet si Shqipëria duhet të vendosin në qendër zhvillimin e aftësive dhe punësimin, duke......
Rezervat materiale të shtetit marrin rol të ri - Nga magazina emergjencash, në instrument edhe për krizat e tregut
Qeveria ka forcuar kuadrin ligjor për rezervat materiale të shtetit, duke i dhënë këtij mekanizmi një rol më aktiv në përballimin jo vetëm të fatkeqësive......
Centrali fotovoltaik 95 MW në Synej-Kavajë kalon në fazë zbatimi - Vendimi i qeverisë publikohet në Fletoren Zyrtare
Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndërtimin e centralit fotovoltaik në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej në Bashkinë Kavajë, është publikuar......
Shqipëri vs BE, ku goditi më fort inflacioni? Argëtimi “shpërthen” tek ne, ushqimi dhe arsimi shtrenjtohen më shumë në BE
Të dhënat e ndryshimi vjetor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumi për vitin 2025 tregojnë se struktura e shtrenjtimit ka qenë dukshëm e......
Spanja do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç - Kryeministri Sanchez: Do t'i mbrojmë nga “Perëndimi i Egër” digjital
Spanja do të ndalojë aksesin në mediat sociale për të miturit nën 16 vjeç dhe platformat do të jenë të detyruara të zbatojnë sisteme të verifikimit të......
Italia po “thërret” pensionistët e saj mbrapsht - Shqipëria rrezikon të humbasë nga plani i Romës për taksim 4%
Italia synon të tërheqë mbi 310 mijë pensionistë që sot marrin pension jashtë vendit, me pagesa që arrijnë në rreth 1.6 miliardë euro në vit. Qëllimi i Romës......


