Punimet në aksin rrugor Librazhd-Korçë/ Policia e Shtetit: Bllokim i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve

Policia e Shtetit njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor, nga data 03.02.2026 deri më datë 05.02.2026, gjatë intervaleve kohore 22:00 - 05:00.
Sipas njoftimit gjatë këtyre intervaleve kohore, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë. Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.
Policia bën me dije se gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë por si alternativë kalimi për mjetet e vogla do të shërbejë aksi “Maliq - Lozhan - Moglicë - Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Shërbimet e Policisë informojnë do të jenë të pranishme në terren, për menaxhimin e situatës, garantimin e rendit dhe të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për mirëkuptim nga ana e drejtuesve të mjeteve, respektimin e sinjalistikës dhe të udhëzimeve të shërbimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve kohore të bllokimit.
Në rast nevoje apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor që sjellin ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose të komunikojnë me shërbimet e Policisë në detyrë.
Rritet transparenca e biznesit, më shumë subjekte deklaruan pronarët përfitues në vitin 2025
Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit dhe respektimit të detyrimeve ligjore nga bizneset në lidhje me deklarimin e pronarëve......
Cilat janë prioritetet e turizmit këtë vit? - Vizioni 2026, Gonxhja: Qendra më e bukur e vizitorëve në rajon, së shpejti në Butrint
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë një konferencë për shtyp u ndal në vizionin 2026 si dhe në ekosistemin e ri bashkëpunues mes......
Cili qark ka më shumë autoktonë? Kukësi, kampioni absolut. Durrësi dhe Tirana regjistrojnë më pak vendas
Të dhënat nga INSTAT mbi vendlindjen dhe vendbanimin zbulojnë një realitet interesant për lëvizjen e brendshme të popullsisë në Shqipëri. Duke krahasuar......
14 mln euro nga shitja e energjisë - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon 5 procedura në janar
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit shënuan nivele të larta si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa......
Si do të funksionojë sigurimi i detyruar në bujqësi? - Skemë më vete/ Një pjesë e primit paguhet nga shteti dhe ulet vit pas viti
Qeveria ka përfshirë ne skemën e sigurimit të detyrueshëm, edhe fenomenin e përmbytjeve. Por draftligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet......
Hekurudhat, në fokus të investitorëve francezë - AIDA prezanton projektet kyçe dhe bashkëpunimin rajonal
Shqipëria po synon të kthejë hekurudhën në një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes rajonale. Në këtë kuadër, në ambientet e Agjencisë Shqiptare......
Rreth 830 milionë euro financime për Shqipërinë - BEI, më shumë investime në transport. Fokusi, në rehabilitimin e hekurudhave
Rreth 830 milionë euro në total ka financuar për Shqipërinë Banka Evropiane e Investimeve (BEI) deri në fundin e vitit të kaluar. Referuar të dhënave zyrtare......
‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore, në Emiratet e Bashkuara Arabe
“Diella” është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele......


