Kompania shtetërore e armëve hap 326 vende pune - Standarde sigurie dhe konfidencialiteti për personelin. Sa do të jenë të ardhurat e KAYO?

Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, KAYO, pritet të krijojë rreth 326 vende pune. Kjo kompani do të nisë me prodhimin e prototipeve dhe produkteve të para këtë vit.
Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë miraton procedurat dhe kriteret për emërimin e personelit. Gjithashtu, KAYO mund të angazhojë personel të përkohshëm ose ekspertizë të jashtme për pjesë të veprimtarisë së saj, të cilën nuk mund ta plotësojë me stafin në dispozicion.
Punonjësit e KAYO ndalohen të angazhohen në aktivitete private të lidhura me prodhimin, tregtimin, ose shpërndarjen e armëve, brenda ose jashtë vendit. Këto aktivitete përfshijnë, dy punësimin në shoqëri të tjera private të armëve, lidhjen e kontratave private për prodhimin ose tregtimin e armëve, si dhe dhënien e shërbimeve të konsulencës, lidhur me këtë industri.
Në rastin e shkëputjes së marrëdhënies së punës me Shoqërinë, punonjësi është i ndaluar të angazhohet në një aktivitet konkurrues me veprimtarinë e Shoqërisë për një periudhë 5-vjeçare nga data e shkëputjes.
I gjithë personeli i Shoqërisë, pavarësisht funksionit dhe pozicionit që ka, ka detyrimin të respektojë normat dhe standardet e sigurisë, të konfidencialitetit dhe të sekretit tregtar dhe shtetëror.
Ndërkohë, organet drejtuese të Shoqërisë kujdesen për trajnimin e vazhdueshëm të personelit për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e veprimtarisë së Shoqërisë.
Ndalohet punësimi i një personi të dënuar me vendim të formës së prerë, për pjesëmarrje ose financim në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste, pastrim parash ose financim i terrorizmit, vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, gjenocid, torturë, vrasje, akte të tjera të dhunshme, vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike, armëmbajtje pa leje, tregti të paligjshme armësh, krime ushtarake, apo sulme kibernetike.
Sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes, 3.8 milionë euro parashikohen të jenë të ardhurat direkte nga KAYO, pra që regjistrohen direkt në bilanc si xhiro ose fitim. Ndërkohë, 8 milionë euro planifikohen përfitime për buxhetin dhe ekonominë, jo xhiro direkte.
A duhet të paguajnë njësoj qytetarët për tërmetet? - Ekspertët: Primi të jetë i unifikuar, ndryshe sjell probleme në zbatim
Draft ligji për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, në optikën e ekspertëve të fushës, ka nevojë për përmirësime të mëtejshme përpara se......
Çfarë profesionesh mund të krijojë në Shqipëri tranzicioni energjetik? - Nga teknikët për panelet dhe turbinat e erës, te mekanikët për makina elektrike
Për të arritur një tranzicion të drejtë dhe të suksesshëm klimatik, vendet si Shqipëria duhet të vendosin në qendër zhvillimin e aftësive dhe punësimin, duke......
Rezervat materiale të shtetit marrin rol të ri - Nga magazina emergjencash, në instrument edhe për krizat e tregut
Qeveria ka forcuar kuadrin ligjor për rezervat materiale të shtetit, duke i dhënë këtij mekanizmi një rol më aktiv në përballimin jo vetëm të fatkeqësive......
Centrali fotovoltaik 95 MW në Synej-Kavajë kalon në fazë zbatimi - Vendimi i qeverisë publikohet në Fletoren Zyrtare
Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndërtimin e centralit fotovoltaik në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej në Bashkinë Kavajë, është publikuar......
Shqipëri vs BE, ku goditi më fort inflacioni? Argëtimi “shpërthen” tek ne, ushqimi dhe arsimi shtrenjtohen më shumë në BE
Të dhënat e ndryshimi vjetor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumi për vitin 2025 tregojnë se struktura e shtrenjtimit ka qenë dukshëm e......
Spanja do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç - Kryeministri Sanchez: Do t'i mbrojmë nga “Perëndimi i Egër” digjital
Spanja do të ndalojë aksesin në mediat sociale për të miturit nën 16 vjeç dhe platformat do të jenë të detyruara të zbatojnë sisteme të verifikimit të......
Italia po “thërret” pensionistët e saj mbrapsht - Shqipëria rrezikon të humbasë nga plani i Romës për taksim 4%
Italia synon të tërheqë mbi 310 mijë pensionistë që sot marrin pension jashtë vendit, me pagesa që arrijnë në rreth 1.6 miliardë euro në vit. Qëllimi i Romës......
Pasuritë e Paluajtshme/ Shqipëria fiton terren në renditjen ndërkombëtare- Përmirëson pozicionin në Indeksin e të Drejtave të Pronës
Shqipëria renditet e 71-ta nga 126 vende në botë për vitin 2025 në Indeksin Ndërkombëtar të të Drejtave të Pronës (IPRI), duke shënuar një përmirësim......


