Italia po “thërret” pensionistët e saj mbrapsht - Shqipëria rrezikon të humbasë nga plani i Romës për taksim 4%

Italia synon të tërheqë mbi 310 mijë pensionistë që sot marrin pension jashtë vendit, me pagesa që arrijnë në rreth 1.6 miliardë euro në vit. Qëllimi i Romës është i qartë: të rigjallërojë zonat e brendshme që po shpopullohen.
Me një taksë të sheshtë prej vetëm 4%, Roma synon t’i bindë mijëra pensionistë italianë të braktisin vendet ku janë vendosur, për t’u rikthyer në bashki të vogla italiane që po zbrazën nga popullsia. Por ajo që për Italinë është një strategji zhvillimi, për vende si Shqipëria mund të kthehet në një humbje të ndjeshme ekonomike.
Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara për pensionistët italianë, falë kostos së ulët të jetesës, klimës, afërsisë gjeografike dhe shpenzimeve të përballueshme për shëndetësi dhe shërbime. Këta rezidentë nuk janë turistë sezonalë: ata sjellin të ardhura të qëndrueshme mujore, paguajnë qira, konsumojnë çdo ditë dhe injektojnë valutë në ekonominë lokale.
Me planin e ri italian, një pjesë e këtij fluksi rrezikon të kthehet mbrapsht. Largimi i pensionistëve do të thotë më pak konsum gjatë gjithë vitit, më pak kërkesë për shërbime dhe një goditje të heshtur për zonat urbane dhe bregdetare që janë përshtatur vitet e fundit me këtë kategori banorësh të huaj. Në shqipëri, rezulton se janë rreth 3 mijë pensionistë italianë të cilët tërheqin mbi 130 milionë euro në vit; para që shpenzohen kryesisht për blerje ose qira banesash, në supermarkete dhe restorante shqiptare, si dhe për makina, telefona dhe mallra të ndryshme.
Pasuritë e Paluajtshme/ Shqipëria fiton terren në renditjen ndërkombëtare- Përmirëson pozicionin në Indeksin e të Drejtave të Pronës
Shqipëria renditet e 71-ta nga 126 vende në botë për vitin 2025 në Indeksin Ndërkombëtar të të Drejtave të Pronës (IPRI), duke shënuar një përmirësim......
A do paguhet tarifa e tërmetit për shtëpitë që janë me kredi? - Kategoritë që do të përjashtohen nga detyrimi për kontratë me Fondin
Ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave përjashton disa kategori nga detyrimi për të lidhur kontratë me Fondin Kombëtar të Sigurimit të Detyrueshëm......
6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin - AKPA: Mundësi për të gjitha nivelet arsimore
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se në portalin zyrtar të punësimit puna.gov.al janë shpallur 6 mijë vende të lira pune, duke krijuar......
Musk krijon gjigantin privat më të fuqishëm në historinë e botës - Vlera 1 250 mld dollarë. Bashkon Tokën, hapësirën dhe AI
Elon Musk ka ndërmarrë lëvizjen më radikale të karrierës së tij duke bashkuar SpaceX dhe xAI në një marrëveshje rekord, që krijon një kolos privat me vlerë......
SHBA krijojnë rezervën e mineraleve kritike - 12 miliardë dollarë për t’u përballur me dominimin e Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar krijimin e një rezerve për mineralet kritike me vlerë gati 12 miliardë dollarë, që mund të kundërshtojë aftësinë......
Shqipëria drejt blerjes së ambasadës në Londër - Miratohen rregullat për selinë e përhershme diplomatike
Shqipëria ka hedhur një hap konkret për të siguruar një seli të përhershme për përfaqësinë e saj diplomatike në Londër. Me një vendim të miratuar më 23 janar......
Rritje e ndjeshme për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Franga e Paundi
Dollari amerikan ka arritur të rikuperojë pikë pas rënies së vazhdueshme që pësoi përgjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë mëngjes me 81.3 lekë dhe duke u......
Trump do të ulë tarifat ndaj Indisë - Pasi Modi premton të ndalojë blerjen e naftës ruse
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se planifikon të ulë tarifat për mallrat nga India në 18%, nga 25%, pasi kryeministri indian, Narendra Modi, pranoi......


