A duhet të paguajnë njësoj qytetarët për tërmetet? - Ekspertët: Primi të jetë i unifikuar, ndryshe sjell probleme në zbatim

Draft ligji për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, në optikën e ekspertëve të fushës, ka nevojë për përmirësime të mëtejshme përpara se të miratohet.
Kështu, ndërsa në draft parashikohet që për llogaritjen e primit të sigurimit për tërmetet të merren parasysh një sërë kriteresh, ekspertët sugjerojnë se ky prim duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.
“Unë them se nëse duhet ta bëjmë një skemë kombëtare të thjeshtë, ne duhet të bëjmë disa përmirësime llogaritjes dhe të kemi një llogaritje minimale edhe pse ndoshta nuk është korrektësisht më e drejta, por do ta thjeshtonte shumë edhe punën e kujtdo që do ta merrte përsipër, qoftë ky fondi apo dhe kompanitë e sigurimit që do lëshojnë polica. Në një farë mënyrë Skema Kombëtare është kontribut për të gjithë, pa pasur diferenca të mëdha sepse tërmeti mund të ketë epiqendër tjetër, dhe të gjithë duhet të kontribuojmë njësoj sepse skema kombëtare kështu është paguan sot ti për mua, prandaj për mua do ishte mirë një prim i njëjtë për të gjithë dhe dëmshpërblim i njëjtë për të gjithë. Sepse dikush mund të thotë që unë kam edhe një shtëpi në bllok që bën 500 mijë euro, 100 m 2 dhe një shpi tjetër që për të njëjtat metra katror nuk bën aq. Dhe dëmshpërblimi do jetë 20 mijë euro për atë që e ka shtëpinë 100 mijë euro dhe për atë që është 500 mijë euro është shumë herë më pak. Pra është shumë e vështirë që me një skemë kombëtare ti bësh të gjithë të kënaqur kur të vijë momenti i dëmshpërblimit,” u shpreh Agena Stratobërdha, Eksperte e Sigurimit të Pronave.
“Një prim i barabartë për të gjithë është baza e ço vlerësimi dhe solidariteti dhe shumica e vendeve kështu e aplikojnë, edhe Zelanda e Re edhe Turqia. Sepse në qoftë se do bëjmë një kategorizim, pjesa që janë më e varfër apo që janë në ndërtesa të para viteve ‘70 do kishin një risk shumë të madh dhe do të paguanin një prim shumë më të madh dhe pjesa e pallateve të reja i bie të mos paguanin sepse ato normalisht nuk kanë risk”, tha Ervin Paçi, Inxhinier Ndërtimi, Pedagog.
Sipas projektligjit për llogaritjen e primit për sigurimin e detyrueshëm të banesave ndaj tërmeteve, merret në konsideratë se sa sizmike është zona dhe klasifikohen banesat sipas nivelit të riskut.
Çfarë profesionesh mund të krijojë në Shqipëri tranzicioni energjetik? - Nga teknikët për panelet dhe turbinat e erës, te mekanikët për makina elektrike
Për të arritur një tranzicion të drejtë dhe të suksesshëm klimatik, vendet si Shqipëria duhet të vendosin në qendër zhvillimin e aftësive dhe punësimin, duke......
Rezervat materiale të shtetit marrin rol të ri - Nga magazina emergjencash, në instrument edhe për krizat e tregut
Qeveria ka forcuar kuadrin ligjor për rezervat materiale të shtetit, duke i dhënë këtij mekanizmi një rol më aktiv në përballimin jo vetëm të fatkeqësive......
Centrali fotovoltaik 95 MW në Synej-Kavajë kalon në fazë zbatimi - Vendimi i qeverisë publikohet në Fletoren Zyrtare
Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndërtimin e centralit fotovoltaik në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej në Bashkinë Kavajë, është publikuar......
Shqipëri vs BE, ku goditi më fort inflacioni? Argëtimi “shpërthen” tek ne, ushqimi dhe arsimi shtrenjtohen më shumë në BE
Të dhënat e ndryshimi vjetor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumi për vitin 2025 tregojnë se struktura e shtrenjtimit ka qenë dukshëm e......
Spanja do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç - Kryeministri Sanchez: Do t'i mbrojmë nga “Perëndimi i Egër” digjital
Spanja do të ndalojë aksesin në mediat sociale për të miturit nën 16 vjeç dhe platformat do të jenë të detyruara të zbatojnë sisteme të verifikimit të......
Italia po “thërret” pensionistët e saj mbrapsht - Shqipëria rrezikon të humbasë nga plani i Romës për taksim 4%
Italia synon të tërheqë mbi 310 mijë pensionistë që sot marrin pension jashtë vendit, me pagesa që arrijnë në rreth 1.6 miliardë euro në vit. Qëllimi i Romës......
Pasuritë e Paluajtshme/ Shqipëria fiton terren në renditjen ndërkombëtare- Përmirëson pozicionin në Indeksin e të Drejtave të Pronës
Shqipëria renditet e 71-ta nga 126 vende në botë për vitin 2025 në Indeksin Ndërkombëtar të të Drejtave të Pronës (IPRI), duke shënuar një përmirësim......
A do paguhet tarifa e tërmetit për shtëpitë që janë me kredi? - Kategoritë që do të përjashtohen nga detyrimi për kontratë me Fondin
Ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave përjashton disa kategori nga detyrimi për të lidhur kontratë me Fondin Kombëtar të Sigurimit të Detyrueshëm......


