Hekurudhat, në fokus të investitorëve francezë - AIDA prezanton projektet kyçe dhe bashkëpunimin rajonal

Shqipëria po synon të kthejë hekurudhën në një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes rajonale. Në këtë kuadër, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve u zhvillua një seminar mbi mundësitë e investimit në sektorin hekurudhor, me pjesëmarrjen e një delegacioni prej tetë kompanish franceze, lider në këtë fushë.
Takimi u çel nga drejtues të AIDA-s, ndërsa u përshëndet nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, e cila vlerësoi marrëdhëniet e qëndrueshme dypalëshe dhe theksoi potencialin e lartë për bashkëpunim konkret në infrastrukturën hekurudhore.
Në fjalën e saj, Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, nënvizoi ekspertizën e avancuar franceze në këtë sektor dhe gatishmërinë e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përfshirjes së investimeve të huaja.
Gjatë seminarit u prezantuan projektet kryesore hekurudhore në zhvillim, përfshirë Korridorin Adriatiko–Jonian, linjën Tiranë–Durrës dhe segmentin drejt Porto Romanos, si edhe projektet rajonale që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kosovën.
Takimi u mbyll me angazhimin e ndërsjellë për forcimin e partneritetit dhe rritjen e interesit investues, duke e konsideruar sektorin hekurudhor si një element strategjik për zhvillimin ekonomik, integrimin rajonal dhe afrimin e Shqipërisë me standardet europiane të transportit.
Rreth 830 milionë euro financime për Shqipërinë - BEI, më shumë investime në transport. Fokusi, në rehabilitimin e hekurudhave
Rreth 830 milionë euro në total ka financuar për Shqipërinë Banka Evropiane e Investimeve (BEI) deri në fundin e vitit të kaluar. Referuar të dhënave zyrtare......
‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore, në Emiratet e Bashkuara Arabe
“Diella” është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele......
Kompania shtetërore e armëve hap 326 vende pune - Standarde sigurie dhe konfidencialiteti për personelin. Sa do të jenë të ardhurat e KAYO?
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, KAYO, pritet të krijojë rreth 326......
A duhet të paguajnë njësoj qytetarët për tërmetet? - Ekspertët: Primi të jetë i unifikuar, ndryshe sjell probleme në zbatim
Draft ligji për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, në optikën e ekspertëve të fushës, ka nevojë për përmirësime të mëtejshme përpara se......
Çfarë profesionesh mund të krijojë në Shqipëri tranzicioni energjetik? - Nga teknikët për panelet dhe turbinat e erës, te mekanikët për makina elektrike
Për të arritur një tranzicion të drejtë dhe të suksesshëm klimatik, vendet si Shqipëria duhet të vendosin në qendër zhvillimin e aftësive dhe punësimin, duke......
Rezervat materiale të shtetit marrin rol të ri - Nga magazina emergjencash, në instrument edhe për krizat e tregut
Qeveria ka forcuar kuadrin ligjor për rezervat materiale të shtetit, duke i dhënë këtij mekanizmi një rol më aktiv në përballimin jo vetëm të fatkeqësive......
Centrali fotovoltaik 95 MW në Synej-Kavajë kalon në fazë zbatimi - Vendimi i qeverisë publikohet në Fletoren Zyrtare
Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndërtimin e centralit fotovoltaik në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej në Bashkinë Kavajë, është publikuar......
Shqipëri vs BE, ku goditi më fort inflacioni? Argëtimi “shpërthen” tek ne, ushqimi dhe arsimi shtrenjtohen më shumë në BE
Të dhënat e ndryshimi vjetor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumi për vitin 2025 tregojnë se struktura e shtrenjtimit ka qenë dukshëm e......


