Kush do të kryesojë në IA: Kina apo SHBA?

Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të kapin rivalët e tyre amerikanë në krijimin e chatboteve të inteligjencës artificiale (IA). Ekonomia e dytë më e madhe në botë është duke shpenzuar vetëm këtë vit, 15 miliardë dollarë (13.5 miliardë euro) vetëm për projektet e IA. Kjo është një rritje prej gati 50% brenda dy vjetësh. Para daljes së modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT, që mbështetet nga kompania amerikane Microsoft, disa ekspertë të teknologjisë nuk mund ta thoshin me siguri se Perëndimi do të dominonte garën për IA, pavarësisht se laboratorët më të avancuar të IA ndodhen në SHBA dhe Britani të Madhe.
Kai-Fu Lee, një informaticien dhe biznesmen tajvanez, parashikoi në vitin 2018 se Kina do ta kalonte shpejt SHBA si një superfuqi e IA, duke këmbëngulur se teknologjia tashmë e kishte kaluar fazën e inovacionit. Lee tha se bota ishte tani në fazën e zbatimit të IA, ku Kina ka një avantazh, për shkak të spiunimit që shteti i bën popullsisë prej tashmë shumë vitesh. Vëzhgimi i vazhdueshëm i popullsisë i ka krijuar mundësi Kinës të grumbullojë sasi të mëdha të dhënash të cilat i shfrytëzojnë platformat e IA për të përmirësuar procesin e mësimit.
Por, ndërsa më shumë se gjysma e rreth 1 miliard kamerave të vëzhgimit në të gjithë planetin janë vendosur në Kinë, kritikët e Lee argumentojnë se revolucioni i IA është ende në fillimet e tij dhe se është Perëndimi ai që e ka çelësin e kësaj teknologjie.
SHBA është e shqetësuar për ambiciet teknologjike të Pekinit, veçanërisht pasi politika zyrtare e qeverisë kineze është që deri në vitin 2030 ta bëjë vendin lojtarin dominues të IA në botë. Marrëdhëniet gjithnjë e më të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit kanë bërë që SHBA ta frenonte eksportimin e çipeve më të përparuara të memories, për të cilat kanë nevojë firmat kineze për modelet e tyre të avancuara të gjuhës me IA.
Por firmat kineze të teknologjisë mund të gjejnë mënyra të tjera për të dalë nga ky problem: Tregu vendas i gjysmëpërçuesve mund të përjetojë një bum investimesh, ndërkohë që edhe prodhuesit vendas po garojnë për të përmirësuar çipet e tyre. Një tjetër vrimë që Uashingtoni mund të kërkojë ta mbyllë është se platformat amerikane të mësimit të makinerive të IA janë ende me burime të hapura – pra, ato mund të kopjohen dhe modifikohen nga kushdo.
Në fakt versionet kineze të ChatGPT, të krijuara nga kompani, si gjiganti i e-commerce, Alibaba, dhe platforma e mediave sociale, Baidu, u shfaqën për herë të parë në prill të vitit 2023, vetëm disa muaj pas produkteve perëndimore. Por Kina ka shumë pengesa të tjera për të kapërcyer, përpara se ajo të bëhet dominuese e IA në të gjithë botën. Presidenti Xi Jinping i ka dobësuar vitet e fundit gjigantët e teknologjisë.
Por Kina ka edhe probleme me specialistët. Pavarësisht nga përpjekjet e shumta për të ndërtuar një ushtri talentesh të IA, mbajtja e specialistëve të lartë të teknologjisë është një sfidë më vete. Ndërsa disa në Perëndim ende janë duke pyetur, se mos duhet ta ndalin përdorimin e IA për shkaqe sigurie, Kina po ecën përpara në këtë sektor, sepse IA është një "instrument për të cilin ëndërron çdo autokrat." Për ne në botën demokratike, është me rëndësi që SHBA të përparojë në këtë fushë. Nëse këtë luftë e fiton Kina, do të kemi shumë probleme — politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.
E . S / SCAN
Sondazh

Ekonomia gjermane në "recesion teknik"
Në fillim të gjysmës së dytë të vitit, gjendja në ekonominë gjermane u përkeqësua papritur. Klima e biznesit sipas Ifo ka shënuar rënie në korrik nga 88.6 pikë......

Kërcejnë valutat kryesore – Rritje e fortë 0për Dollarin, Euron, Frangën dhe Paundin Brenda natës!
Pas një periudhë rënieje të vazhdueshme të konsiderueshme përgjatë dy javëve tashmë të gjitha valutat kryesore kanë regjistruar një rritje befasuese dhe të......

‘Thashethem vere’! Përgënjeshtrohet lajmi për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj
‘Thashethem vere’! Kështu e ka cilësuar ministrja e Financave Delina Ibrahimaj lajmin që qarkulloi në media për shkarkimin e saj nga detyra. Para nisjes së......

Biznesi gjerman fokuson Shqipërinë - Rritet interesi për energjinë e rinovueshme
Një konferencë ekonomike bëri bashkë investitorë gjermanë, shqiptarë dhe nga vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Interesi i investitorëve gjermanë në......

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë - Rihapet tenderi për studimin e fizibilitetit, që kushton 200 milionë lekë
Tirana dhe Prishtina, përpos rrugëve automobilistike dhe ajrore, do të lidhen edhe në rrugë hekurudhore. Agjencia e Prokurimit Publik ka rihapur tenderin për......

“Rebelimi” i eksportuesve “tremb” lekun - Valutat kryesore fitojnë disi terrenin e humbur gjatë muajve të fundit
Valutat kryesore botërore, si euro, dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zvicerane kanë fituar ndjeshëm terren ndaj lekut të mërkurën. Vlerësimin më të......

“2 vite punë intensive për ankandin e parqeve eolike” - Balluku: Faza përgatitore me BERZH, e domosdoshme për një procedurë cilësore
Pas një pune intensive përgatitore që zgjati më shumë se dy vite në bashkëpunim me BERZH, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar me sukses......

Kapitali bankar, shqiptarët drejt dominimit, të parët turqit - Si ndryshoi struktura. Në rritje hungarezët, tkurren grekët
Viti 2023 e ka gjetur sistemin bankar shqiptar me ndyshime rrënjesore sa i përket strukturës së kapitalit. Një e katërta e këtij kapitali tashmë është me......