Kapitali bankar, shqiptarët drejt dominimit, të parët turqit - Si ndryshoi struktura. Në rritje hungarezët, tkurren grekët

Viti 2023 e ka gjetur sistemin bankar shqiptar me ndyshime rrënjesore sa i përket strukturës së kapitalit. Një e katërta e këtij kapitali tashmë është me origjinë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare të bankës së Shqipërisë, kapitali aksionar i sistemit bankar në 31 dhjetor të vitit 2022, arriti në vlerën 184.27 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 8.94 miliardë lekë, ose 5.1% kundrejt një viti më parë. Struktura e kapitalit vijon të dominohet nga kapitali i huaj, i cili, në fund të vitit 2022, përfaqëson rreth 75.12% të kapitalit të paguar të sistemit bankar, me një rënie prej rreth 0.82 pikë përqindjeje kundrejt fundit të vitit 2021.
Kapitali turk vijon të dominojë sistemin bankar duke zënë 27.52% të totalit. Ndërkohë që në vend të dytë tashmë është ngjitur kapitali me origjinë shqiptare, i cili zë në fund të vitit të shkuar 25.7 të totalit. I treti për nga pesha është kapitali austriak, që zë 17.7% të totalit.
Kapitali italian zë rreth 12.5%, ndërkohë që në rritje të fortë për vitin e shkuar ka ardhur dhe kapitali hungarez. Në rënie ka ardhur pesha e kapitalit me origjinë nga shteti grek, ndërkohë që peshë më modeste kanë kapitalet me origjinë gjermane apo nga vende të tjera të BE-së.
Gjatë vitit 2022, aktivet e sistemit bankar shënuan një rritje prej rreth 104.02 miliardë lekësh ose 5.87%, përkundrejt rritjes me 192.47 miliardë lekë ose 12.18% të një viti më parë. Portofoli i kredive ka pasur rritje me 43.96 miliardë lekë ose 6.55%, gjatë këtij viti.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Vetëm në Qershor, 1 mln të huaj në Shqipëri - Kosova dhe Italia regjistrojnë numrin më të lartë të hyrjeve në vend
Sezoni i verës regjistron shifra rekord sa i përket lëvizjes së shtetasve referuar të dhënave zyrtare për muajin qershor. Hyrjet e shtetasve të huaj në......

Temperaturat e larta, sa kondicionerë u hodhën në treg? - Qytetarët zgjedhin të blejnë më shumë ventilatorë për shkak të çmimit më të lirë
Rritja e temperaturave në vend shoqërohet dhe me përdorim të shtuar të pajisjeve ftohëse, siç janë ventilatorët apo kondicionerët dhe rrjedhimit rritjen e......

Popullsia e Japonisë është ulur me ritmin më të shpejtë ndonjëherë ndërsa banorët e huaj rriten në shifra rekord!
Numri i japonezëve është ulur me ritmin më të shpejtë ndonjëherë, ndërsa numri i banorëve të huaj është rritur në një rekord prej afro 3 milionë, treguan të......

Robotët hibridë me pjesë insektesh të gjalla!
Ideja, duhet thënë, është origjinale dhe përfaqëson një hap të vogël në integrimin midis formave të jetës biologjike dhe robotike: përdorimi i insekteve të......

Parisi do të rikthejë notin në lumin Senës pas 100 vitesh!
Parisi planifikon ta bëjë Senën qendrën e Lojërave Olimpike të 2024-ës, me përpjekje afatgjata për të pastruar lumin duke lejuar që ngjarjet e notit të......

Temperatura më e lartë e ujit të detit - Florida vendos një rekord të ri në 37.8 gradë Celsius
Temperatura e ujit të detit në Florida arriti nivelet rekord, duke kaluar 37.8 gradë Celsius dy ditë me radhë. Dhe meteorologët thonë se ai potencialisht mund......

FMN parashikon tkurrje të ekonomisë gjermane - Shkak kryesor, industria e dobët prodhuese në vend
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur pritshmëritë e rritjes për ekonominë gjermane në vitin 2023, duke pritur një tkurrje prej 0.3 %. Ndër vendet e G7,......

BE paguan për transportin e grurit ukrainas - Vendet anëtare marrin përsipër dhe kostot shtesë
Bashkimi Europian është i gatshëm të eksportojë pothuajse të gjithë prodhimin e fermave të Ukrainës përmes "korsive të solidaritetit" dhe të ndihmojë në......